• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Britania, Rama: Kërkesë e imja që kur Johnson ka qenë Ministër, Sunak po e shtyn para

13/12/2022
Qeveria ka në plan të shesë apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare

Kryeministri Edi Rama komentoi planin e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për emigrantët e paligjshëm shqiptar në Britani. Duke folur për gazetarët ai tha se krijimi i Task-Forcës ka qenë një kërkesë e tij që Johnson ka qenë ministër i Jashtëm por sipas tij askush në Britani nuk hodhi as një hap.Mesa duket situata ka ndryshuar me Sunak, që siç tha Rama ka vendosur ta shtyjë përpara këtë plan.

Pyetje: Ditën e sotme kryeministri britanik bëri me dije një plan të përbashkët ose një Task Forcë mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm. Si pritet të funksionojë dhe kur do të zbatohet?

Edi Rama: Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë ministër i Jashtëm dhe e kam përsëritur vazhdimisht sepse sa herë kanë ardhur dhe kanë ndarë me ne këtë shqetësim. Kam qenë konsistent në të njëjtën gjë: Mos flisni për krim shqiptar se nuk ekziston, krimi është krim dhe nuk ka etni. Nëse e keni problem dhe doni ndihmën tonë ne jemi të gatshëm që bashkë me ju të ngrejmë një skuadër speciale siç e kemi bërë me vende të tjera dhe ka funksionuar më së miri, e cila të merret 24 orë në kohë reale për identifikimin, penetrimin, ndarjen e informacionit, vëzhgimin dhe në fund ndalimin e atyre elementëve që organizojnë këto rrjete të kriminalitetit, trafikut klandestin. Ide e bukur, ide e bukur, nuk është bërë kurrë. Këtë herë pata një bisedë goxha përmbajtësore me kryeministrin e fundit se kanë ndërruar shumë që kur unë jam kryeministër këtu dhe ai ka marrë përsipër që ta shtyjë përpara.

Kemi bërë një dakordësi se nuk është dhe një marrëveshje e re, dakordësi që është e shprehur në deklaratën që keni lexuar. Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhjen pa ekuivok për çfarë ka ndodhur, për faktin që fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë të gabuar. Më ka shprehur gjithë konsideratat për bashkëpunimin, ecurinë e punës së përbashkët në arenën ndërkombëtare. Më ka shprehur dhe dëshirën që të takohemi shpejt. Pastaj jemi ndalur te kjo pjesë. Unë kam përsëritur se nuk ka nevojë të ndani shqiptarët nga akush tjetër, komuniteti shqiptar në të gjitha vendet është një komunitet që sjell vetëm vlerë të shtuar në të gjitha aspektet.

Ata elementë që janë elementë problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin shqiptar askund, dhe as shtetin dhe flamurin tonë. Janë jashtënxjerrjet e një kombi si të çdo kombi. Me ata duhet marrë në një mënyrë tjetër. Nëse shanset për të marrë azil politik në Gjermani, Francë, Holandë etj janë zero, kërkoni te vetja dhe sistemi britanik dhe mos e kërkoni fare as të qeveria e Shqipërisë, as te ata që nisen për te ju se nuk marrin dot vizë.Ishte interesant shumë një deputet britanik në dhomën e parlamentit britanik që pyeste ambasadorin tonë se pse nuk vijnë me Wizz Air këta? Këta të bëjnë të të…”

Deklaratat Rama i bëri pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit politik të PS-së në qarqe.

Related Posts

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba
Kryesore

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al