• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ku punësohen më shumë të rinjtë shqiptarë?

08/12/2023
Ku punësohen më shumë të rinjtë shqiptarë?

Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm në përputhjen e ofertës së tregut dhe kërkesës në këtë drejtim. Referuar buletinit statistikor të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për vitin që lamë pas, rezulton se zyrat e punës kanë mundësuar punësimin e 28,984 punëkërkuesve të papunë.

Rritja e punësimeve me 12% krahasuar me një vit më parë, duket se ka ardhur si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të ndërmjetësimeve dhe punësimit nëpërmjet Programeve të Nxitjes së Punësimit.

Por cila është pesha që zënë të rinjtë? Po t’i referohemi moshës, vihet re që 31% e totalit të Punëkërkuesve të Papunë të punësuar janë të rinj deri në 29 vjeç apo 8414 individë. Ndërsa shanset më të vogla në punësim duket që i kanë grupmoshat e mëdha mbi 50 vjeç, të cilat zënë vetëm 14% të totalit të të punësuarve, pavarësisht se përbëjnë rreth 34% të punëkërkuesve të papunë të regjistruar.

Sipas të dhënave nga ky institucion, bizneset ku punësohen më shumë të rinjtë referuar atyre të cilët regjistrohen në zyrat e punësimit si punëkërkues të papunë janë industria përpunuese, akomodimi dhe shërbimi ushqimor dhe tregtia.

Nisur nga, vihet re se qarqet Vlorë, Durrës, Korçë dhe Kukës, ku janë të zhvilluara këto degë, kanë nivelin me të lartë të punësueshmërisë për këtë grupmoshë. Ndërsa moshat mbi 45 vjeç, punësohen kryesisht në profesione elementare, gratë në degët e industrisë përpunuese ndërsa burrat në ndërtim dhe miniera.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi special i binjakëve Shpendi/ Kristiani shënon gol me peshë, Stiveni ndëshkohet me karton të kuq

Derbi special i binjakëve Shpendi/ Kristiani shënon gol me peshë, Stiveni ndëshkohet me karton të kuq

28/10/2026
Kombëtarja U15 fiton ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, vendos goli i Rouen Danit – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja U15 fiton ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, vendos goli i Rouen Danit – Balkanweb.com – News24

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al