• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Arti, kultura dhe trashëgimia kulturore pjesë integrale e turizmit

03/12/2018
Kumbaro: Rruga drejt Europës kalon përmes kulturës, rizgjimit dhe rivlerësimit të trashëgimisë sonë kulturore

Arti, kultura dhe trashëgimia kulturore janë pjesë integrale e turizmit në Shqipëri. Kështu deklaroi sot Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e agjencive nga rajoni dhe Europa, pjesëmarrës në konferencën e parë ndërkombëtare të organizuar sot në Tiranë, nga Agjencia Telegrafike Shqiptare me temë “News Agencies vs Fake News”.Shqipëria, tha Kumbaro, krenohet shumë me arritjet e saj në kulturë, ndonëse jemi një vend i vogël.

“Kemi artistë të shkëlqyer në opera, artet pamore etj. Arti është pjesë integrale e turizmit në Shqipëri. Përsa i përket trashëgimisë kulturore, kemi shumë site të cilat janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dua të përmend këtu Parkun Arkeologjik në Butrint. Meqë ju do vizitoni qytetin e bukur të Korçës, aty do të gjeni një nga shembujt më të mirë të Muzeve të sapo restauruar, Pazarin e rikonstruktuar përpara dy vitesh, bujtina, etj”, tha Kumbaro.

Muzeu i Korçës, sipas saj, “ka një koleksion të jashtëzakonshëm pikturash, rreth 6000 vepra arti”.

Përsa i përket atraksioneve artistike në vendin tonë, Kumbaro përmendi, Muzeun Kontemporan të Arteve Pamore, Teatrin e Operas dhe Baletit, Galerinë e Arteve, Shtëpinë e Gjetheve.

Kumbaro foli po ashtu edhe për buxhetin për kulturën, i cili sipas saj, “në 3 vitet e fundit është trefishuar”.

“Kemi bashkëpunuar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në restaurimin e Pazarit të Vjetër në Gjirokastër. Kemi nisur një projekt i cili përfshin shumë fshatra për t’i transformuar ato në qendra të agroturizmit. Ndërkohë BB ka pranuar të jetë partneri ynë në një projekt për trashëgiminë”, tha ajo.

Paratë nga buxheti i shtetit, sipas Kumbaros, “nuk janë asnjëherë të mjaftueshme për të mbështetur realizimin e projekteve në kulturë”.

“Sektori privat duhet të shprehë interes për të bashkëpunuar me ne në këtë fushë. Kemi miratuar një ligj për trashëgiminë kulturore dhe muzeale. Duhet të krijohen fondacione kulturore, duke u mbështetur në Partneritetin Publik Privat, në mënyrë që të bindim biznesin të investojë në kulturë”, tha Kumbaro.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

28/12/2025
Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al