Gjatë një debati në Kuvend për buxhetin, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, iu tha ligjvënësve të opozitës se s’ka ndërmend ta ulë aktivitetin e saj në qarkun Gjirokastër.
“Nga ai qark kam mësuar në fakt se si mund të zhvillohet turizmi i qëndrueshëm dhe se si mund të mbrohet ambienti. Ai qark mbetet universiteti më i rëndësishëm i jetës time. Ai qark më mëson edhe se si të përpiqem të bëj më mirë detyrën time si ministër. Me të njëjtin pasion kam folur edhe pardje në Dibër. S’kam asnjë kompleks për qarkun Gjirokastër”, tha Kumbaro si replikë me Xhelal Mziun e opozitës, i cili ngriti akuza ndaj Kumbaros për “mbajtje me hatër” të qarkut Gjirokastër duke qenë se është aty deputete dhe drejtuese politike e socialistëve. Shihni videon më poshtë. ©argjiroja.net