• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Dropullitët s’mund të përçahen për një teser partie. Investimi për Unazën e Pogonit, realitet!

17/06/2017
Kumbaro: Dropullitët s’mund të përçahen për një teser partie. Investimi për Unazën e Pogonit, realitet!

Kandidatja e PS-së Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim në Pogon, Dropull ku theksoi se PS është një qeveri që di të punojë dhe jo të përçajë njerëzit për tesera partie. Ajo theksoi se vota për PS është një votë për zhvillimin afatgjatë të Pogonit dhe gjithë Dropullit.

“Ne jemi me ballin lartë, sepse në 44 muaj ne treguam që dimë të punojmë, treguam që nuk i përçajmë njerëzit. Të përçahen njerëzit për tesera partie kjo është një gjë që nuk e meritojnë shqiptarët, nuk e meritojnë gjirokastritët, nuk e meritojnë dropullitët. Ne vendosëm ta bëjmë Unazën e Pogonit jo vetëm për dropullitët, por për të krijuar një zonë të re zhvillimi bujqësor e turistik, sepse nuk ka tjetër perspektivë zhvillimi kjo zonë. Është e para herë që qeveria dhe  Partia Socialiste vjen me një program në këtë zone, që nuk është program për një vit, as për 4 vjet, por është program afatgjatë dhe prandaj na duhet që ky program të zbatohet në mandatin e dytë vetëm me një qeveri 100% socialiste dhe me të vetmin kryeministër Edi Rama”, tha Kumbaro.

Më tej Kumbaro sqaroi se fillimi i punës për unazën e Pogonit do të nis së shpejti: “Pjesa e parë e fondit i ka kaluar bashkise Dropull, mbaron tenderi dhe fillon pjesa e parë e punës në atë pjesë të projektit Poliçan – Suhë”.

Kandidatja e PS-së  theksoi se në mandatin e dytë, Rilindja Rurale do të jetë prioritet i PS-së, duke i dhënë prioritet zhvillimit turistik dhe bujqësor të fshatit dhe zonave si Pogoni apo qoftë edhe Zagoria.

“Ne mundet që ato punë të mira që i kemi nisur në mandatin e parë t’i vazhdojmë e t’i mbarojmë në mandatin e dytë. Kjo është arsyeja pse kemi hapur 7 kantiere njëherësh, kjo është arsyeja pse në mandatin e dytë synojmë të lidhim fshatin me qytetin. Nëse në mandatin e parë prioritet ishte Rilindja Urbane në mandatin e dytë prioritet është Rilindja Rurale. Kjo është arsyeja pse po fillojmë me rrugët të cilat nga qendra na çojnë drejt fshatrave, jo thjesht për banorët që jetojnë aty. Janë dy zona, të cilat për mua meritojnë rrugët më shumë se kushdo tjetër, Pogoni dhe Zagoria”, përfundoi Kumbaro.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë

Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë

25/12/2025
E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al