• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro motivon të rinjtë e Gjirokastrës: Pse 18 qershori është hera e parë edhe për mua

22/04/2017
Kumbaro motivon të rinjtë e Gjirokastrës: Pse 18 qershori është hera e parë edhe për mua

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka mbajtur një fjalim ekzaltues përpara të rinjve të qarkut Gjirokastër që votojnë për herë të parë në 18 qershor. Në takimin ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Kumbaro u tha të rinjve se edhe për atë 18 qershori ishte hera e parë, që voton si anëtare e Partisë Socialiste.

“Hera e parë është shumë e rëndësishme për të gjithë. Është hera e parë edhe për mua. Dhe e dini pse, hera e parë kur Edi Rama më ftoi katër vjet më parë për t’u bërë pjesë e një skuadre të jashtëzakonshme, që për të parën herë dinte të bënte një revolucion të madh në Shqipëri, atë të rilindjes së Shqipërisë. Për ju votues të herës së parë, dua t’ju them se jam edhe unë si ju. Për të parën herë unë votoj si anëtare e Partisë Socialiste.”, u tha Kumbaro të rinjve.

Por përveç votimit për herë të parë si anëtare e PS-së, për Kumbaron kjo është hera e parë gjithashtu që kandidon për deputete, ndonëse zyrtarizimi i listave të PS-së nuk është bërë ende. Në vijm të fjalës së saj ajo tregon momentin kur Rama e ftoi katër vjet më parë të bëhej Ministre e Kulturës.

“Katër vjet më parë kur ju përgjigja kësaj sfide, i thashë Edi Ramës: “Është përgjegjësi shumë e madhe”. Dhe e dini si më tha: “S’ke parë gjë akoma”. Dhe në fakt ju sot po më tregoni se ende s’e kishim parë dhe s’e kishim kuptuar sa e madhe është forca juaj e herës së parë”, u shpreh Kumbaro.

Më tej ajo vuri theksin të investimet në qarkun Gjirokastër përmes programit të “Rilindjes Urbane”.

“Qarku i Gjirokastrës sot është prova më e mirë sesi programet tona të zhvillimit që bëhen për herë të parë në Gjirokastrës, e kanë kthyer “Rilindjen Urbane në slloganin e Gjirokastrës ku thuhen të tëra. Ne sot do t’i themi të tëra. Gjirokastra është zemra e “Rilindjes Urbane”, me pasuritë që na lanë të parët dhe që ne do t’i kthejmë në motor zhvillimi për të ardhmen. Sot që flasim në qarkun e Gjirokastrës kemi 6 kantiere, ndërsa për të parën herë hapet edhe kantieri i shtatë në Libohovë”, tha Kumbaro duke shtuar gjithashtu se në Bashkinë Dropull do të nisë shumë shpejt një projekt madhor në fushën e energjisë.

Në fund ajo përmendi edhe reformën në arsim, të cilën e cilësoi si “zemra” e reformave që do të na çojë përpara.

“Investimi më i madh është reforma në arsim. Ju duhet të bëheni të zotët e vetes. Shqipëria s’ka nevojë për diploma pa vlerë”, u shpreh ministrja e Kulturës.

/ArgjiroLajm.net/

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gruaja e akuzuar për të shtënat në shtëpinë e Rihanna-s, përballet me burgim të përjetshëm

Gruaja e akuzuar për të shtënat në shtëpinë e Rihanna-s, përballet me burgim të përjetshëm

11/03/2026
NBA/ Adebayo hyn në histori, basketbollisti i Miami-t realizon 83 pikë, Detroit në Play-Off

NBA/ Adebayo hyn në histori, basketbollisti i Miami-t realizon 83 pikë, Detroit në Play-Off

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al