• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro në Lipë: Treguam në këto katër vite se nuk duam pushtet, por dimë të bëjmë shtet!

12/06/2017
Kumbaro në Lipë: Treguam në këto katër vite se nuk duam pushtet, por dimë të bëjmë shtet!

Nga fshati Lipë i Përmetit kandidatja socialiste Mirela Kumbaro pohoi se projektet e Rilindjes Urbane për përmirësimin e fasadave të qyteteve, janë në radhë të parë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe cilësinë e shërbimit të biznesit.

 “Si na kritikojnë ata që nuk bënë asgjë për 8 vjet apo në 4 vjet ai kryetari i bashkisë që fjeti gjumë dhe e mbuloi Tiranën me plehra. Na kritikojnë se bëjmë projekte fasadë. Në fakt ato janë projekte që përmirësojnë në radhë të parë jeten e qytetarëve që jetojnë aty, në radhë të dytë përmirësojnë cilësinë e shërbimit të  biznesit, se është një mundësi investimi për lokalet, dyqanet, restorantet, për hotelet, për ta bërë kështu Përmetin qytetin më interesant per turistët” – u shpreh Kumbaro.

Kumbaro solli në vëmendje vitet e gjata të harresës për një zonë të bekuar me pasuri natyrore si Përmeti. Ajo u shpreh se të gjithë duhet tu jenë mirënjohës përmetarëve që janë kujdesur për vendin e tyre, ndërkohë që kanë qenë të braktisur dhe të harruar nga qeveritë e 27 viteve.

“Me çfarë do ta zhvillojmë Përmetin? Këtë qytet që disa gjëra ia ka dhënë Zoti  apo natyra? i ka dhënë ujin, pyjet, natyrën, fshatrat e bukur, një qytet shumë të bukur, i ka dhënë sidomos njerëz të jashtëzakonshëm të cilëve ne u jemi shumë mirënjohes dhe ju kërkoj një ndjesë shumë të thellë  sepse Përmeti është mbajtur nga përmetarët, ndërsa të gjitha qeveritë e kanë pasur Përmetin si një xhep të harruar diku ku as doren nuk e fusnin. Kur kaloje dikur nga Tirana për në Gjirokastër nuk të shkonte mendja të ktheheshe te Ura e Leklit majtas, sepse askush nuk të thoshte: ktheu këtu majtas se këtu është një zonë e jashtëzakonshme, është Përmeti, Frashëri, Dangëllia, Çarshova”, një zonë blegtorale e bujqësore e jashtëzakonshme e cila sikur të ishte administruar me zgjuarsi do të ishte sot zona më e pasur në Shqipëri, sepse ka burimet natyrore dhe njerëzit punëtorë. Kaq i duhet Përmetit” – vijoi më tej në fjalën e saj kandidatja socialiste.

Kumbaro kërkoi nga banorët e Lipës mbështetje për skuadrën që kërkon të bëjë shtet dhe të vazhdojë reformat e nisura në çdo cep të Shqipërisë.

“Kjo skuadër ka treguar se di të punojë, ka treguar se nuk do pushtet, por di të bëjë shtet, prandaj ditën e votimeve duhet të votoni nr 2, Partinë Socialiste në fletën e votimit, për Edi Ramën, për gjithë skuadrën e partisë socialiste” – përfundoi Kumbaro.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al