• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike

08/07/2025
Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vizituar bregdetin e Sarandës dhe të Ksamilit e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Oltion Çaçi, ku është takuar edhe me përfaqësues të operatorëve të pastrimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, biznese e banorë për të komunikuar porositë për menaxhimin e mbetjeve, pastrimin dhe respektimin e hapësirave të plazheve.

“Sipas shifrave të raportuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në të gjithë vijën e Bashkisë Sarandë ka 96 kontrata të lidhura për parcela të menaxhuara nga subjektet private dhe rreth 150 parcela publike, bashkë me pjesën e qytetit, që është një shifër rekord. Më vjen mirë që nga bashkia në bashki gjatë gjithë inspektimeve që kemi bërë në territor, secila nga bashkitë e bregdetit është përpjekur të gjejë disa formula të reja, jo thjesht të respektojë kriteret minimale të rregullores së plazheve për të liruar hapësirat publike, por të gjejë edhe dakordësi me bizneset për të krijuar disa lehtësi për pushuesit. Ndërkohë që 30% plazhe publike është kufiri minimal, në të gjitha bashkitë jemi 50-60% me plazhe publike”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ajo tha se në Sarandë, rezervimet kryesisht nga flukset e huaja vazhdojnë deri në muajt tetor-nëntor dhe se krijimi i itenrareve të përbashkëta me Gjirokastrën do të zgjaste turizmin e muajve të dimrit në Sarandë.

Kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi, sqaroi modelin që ka ndjekur Saranda për menaxhimin e hapësirave publike: “Për shkak të specifikës ndryshe të bregdetit të Sarandës krahasuar me bregdetet ranore, kemi mundësuar hapësira publike edhe në plazhet e menaxhuara, për të përmbushur kërkesat e të gjitha kategorive që duan të bëjnë plazh publik në zona të caktuara. Gjithashtu, të gjitha bizneset e Kodrës këtë vit që menaxhojnë plazhe, për herë të parë kanë rënë dakord që nga ora 6:30 deri në 10:00 të japë falas çadrat për të gjithë pensionistët. Pra ka mundësi në hapësirat publike, por edhe në shumë prej hapësirave të menaxhuara nga subjektet private”.

Në vijim të inspektimit, ministrja Kumbaro vizitoi edhe Ksamilin, duke bërë një thirrje për mbajtjen pastër të plazheve publike të këtij bregdeti që është një kartolinë prezantuese e bregdetit të Jonit.
“Edhe në zonën e “Tre ishujve”, ashtu si në gjithë bregdetin e Ksamilit, bashkia dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit kanë krijuar ishuj plazhesh publikë ku çdokush mund të vijë. E vetmja lutje dhe kërkesë është mbajtja pastër. Ne jemi 24 orë në shërbim duke pastruar të gjithë bashkë, por nuk ia dalim dot në qoftë se bizneset dhe qytetarët nuk mbajnë pastër hapësirën e tyre.”

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova ndajnë për herë të parë portretin e bebushit të tyre

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova ndajnë për herë të parë portretin e bebushit të tyre

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al