Shqipëria do të përfaqësohet në Bienalen e Artit 2019 në Venecia me projektin e artistit Driant Zeneli.
“Maybethe cosmos is not so extraordinary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”. Ky është projekti artistit, i cili drejtoi me shumë sukses vitin e kaluar në Tiranë Bienalen e Mesdheut të Krijuesve të Rinj.
“Pas pesë edicioneve shumë të suksesshme, në vijim të pavijoneve të realizuara nga artistë si Edi Hila e Adrian Paci, Armando Lulaj, Leonard Qylafi, por edhe nga arkitekte si Simon Battisti, apo skuadra energjike e arkitekteve te paviojnit #TiranaZeroSpace qe vijon te jete i hapur, Shqipëria është e angazhuar të ndajë me publikun e kritikën ndërkombëtare pjesën e vet më të mirë: Artin dhe Kulturën”, thotë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, teksa i uron suksese artistit Driant Zeneli.
Titulli i projektit të tij merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).