• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: PS nuk i bën punët siç thotë shprehja popullore “pri një ferrë e zër një shteg”. Unë kam qenë, jam dhe do të jem këtu për të gjithë!

24/03/2025
Kumbaro: PS nuk i bën punët siç thotë shprehja popullore “pri një ferrë e zër një shteg”. Unë kam qenë, jam dhe do të jem këtu për të gjithë!

Nga Mirela Kumbaro

Në fund të kësaj jave, teksa kemi prezantuar skuadrën e Partisë Socialiste qytet më qytet, dy fjalë zemre nga unë, bijë e Libohovës dhe Gjirokastrës që kam privilegjin e jashtëzakonshëm të punoj e të përfaqësoj këtë krahinë të bekuar në Kuvendin e Shqipërisë nga Memaliaj, Tepelena, Këlcyra, Përmeti, Gjirokastra, Libohova e Dropulli, ku çdo ditë jam munduar të jem nën lëkurën e gjithkujt e të flas me zërin e tyre që nga Krahësi deri në Zagori, nga Çarshova në Kurvelesh, nga Sotira në Zhulat ️

Të përfaqësosh një qark si ky, të qëndisur me dorë nga Perëndia për natyrën që i ka dhënë, e që gjithë bota e njeh si vendin ku gurgullon e mbrohet lumi i fundit i Egër i Europës por dhe ku ruhet si një diamant qyteti më i pjerrët, më mistik e më i bukur në botë, nuk është e lehtë

Nuk është e lehtë të gjesh ekuilibrin mes ruajtjes së gjërave të shtrenjta dhe mundësive për të krijuar ura zhvillimi, por të lehtë ma kanë bërë njerëzit e të gjithë zonës që i kam pasur krah ❤️ e më kanë rrahur supet në shenjë force e motivimi për të vazhduar përpara, por sidomos, më kanë mësuar dijet që të gjitha universitetet bashkë nuk m’i kanë dhënë

Pasuritë e qarkut tonë, janë pjesë e një plani të madh zhvillimi, që përmirëson infrastrukturën, krijon mundësi për komunitetet përmes turizmit që është kthyer në vetëm pak vite realitet i prekshëm, por edhe mbron natyrën, ashtu siç bëmë me Parkun Kombëtar të Lumit të Vjosës.

Kjo do kohën e vet, por garanton qëndrueshmëri, siç Partia Socialiste ka treguar që i bën punët, jo “pri një ferrë e zër një shteg”, siç thotë një shprehje e popullit

Prandaj në vigjilje të garës së 11 Majit, banorëve të Qarkut Gjirokastër, të cilëve u jam në borxh sa të kem jetë për gjithë mbështetjen e pamatë që më kanë dhënë, u kërkoj dorën e besimin për të vazhduar së bashku këtë udhëtim që e nisëm në vitin 2013, ku në shumë prej bashkive nuk kishte as ujë, as rrugë, as projekt e as shpresë, e jo më të flisnim për turistë të huaj, hotele, agroturizma, investime e vizion për Shqipërinë Europiane

Nën projektin e madh dhe ambicioz të Partisë Socialiste, ne realizuam projektet tona të vogla e të mëdha – restauruam kisha e kala, ndërtuam shkolla, pallate sportesh, spitale, muze, rehabilituam e ndërtuam rrugë, ujësjellësa, hapësira kreative, ridimensionuam estetikisht qendrat e qyteteve të shtatë bashkive dhe nuk ishte e vështirë për të kuptuar se ç’potenciale kanë këto vende dhe ç’mundësi ekonomike krijojnë projektet e zhvillimit.
Është fat gjithashtu të jesh bijë e këtyre anëve, por këtë nuk e zgjodha unë, këtu më ra koka e u jam mirënjohëse prindërve që nuk janë më, por që vendlindjet e tyre m’i lanë amanet.

Unë doja të isha përfaqësuese e qytetarëve të këtyre 7 bashkive dhe Gjirokastra më dha dorën e më besoi. Prandaj u jam falenderuese secilit e secilës, qofshin votues të Partisë Socialiste ose jo. Unë kam qenë, jam dhe do të jem këtu për të gjithë! Në emër të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës, për të cilët Qarku Gjirokastër voton i gjithi numrin 5️⃣✋

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

28/12/2025
Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al