• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro rrëfen ditët me Covid dhe tregon pse duhet votuar PS-ja për një mandat të tretë (VIDEO)

22/02/2021
Kumbaro rrëfen ditët me Covid dhe tregon pse duhet votuar PS-ja për një mandat të tretë (VIDEO)

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, rrëfeu në rubrikën “Opinion”, në Neës24, betejën me koronavirusin. Ish-ministrja theksoi se ka qëndruar dy javë e karantinuar, për shkak të shenjave të koronavirusit, si temperaturë e lartë, dhimbje trupi, lodhje e këputje. Kumbaro tha se gjëja më e rëndësishme në përballjen me virusin është menaxhimi i anës psikologjike, e cila sipas saj, do të lërë pasoja te shoqëria edhe pas pandemisë.

“Krahasuar me panoramën e përgjithshme, mendoj se mund të quhemi te rastet mesatare. Qetësia psikologjike është kryesore për të përballuar këtë virus. Kur e kalova unë kishim shumë miq, shokë, të infektuar, që në të njëjtën kohë shkëmbenim mesazhe, dhe mendoj se ana psikologjike duhet menaxhuar. Do duhet të merremi me pasojat psikologjike që do i lërë virusi shoqërisë. Ne u karantinuam dy javë në banesë, jo vetëm për protokoll, por edhe fizikisht ishim të pamundur. Kishim temperaturë, dhimbje trupi, këputje, pafuqi. Temperatura shkoi në parametrat 38-39 gradë. Këshillat e mjekut duhen ndjekur, është shumë i domosdoshëm kontakti me mjekun. Ishte këshilla e mjekut që na shoqëroi më shumë psikologjikisht për të na bindur të mos marrim antibiotikë, antiviralë, etj. Këto terapitë që qarkullojnë nuk besoj se duhen ndjekur, por ushqimi, vitaminat, shumë lëngje. Këto ishin këshillat që ne ndoqëm dhe monitorimi i situatës me analiza” u shpreh ish-ministrja Kumbaro.

Pse duhet të votojnë njerëzit sërish PS?

Nëse ne bëjmë një bilanc, unë jam shumë krenare që vazhdoj të jem kandidate në Gjirokastër, sepse shkoj me ballin lart, kemi bërë kaq shumë punë. Nuk shoh pse njerëzit nuk duhet ta votojnë PS. Më 2013 i gjithë Qarku i Gjirokastrës ishte një shkretëtirë. Ne sot po paguajmë 25 vite braktisje në Qarkun e Gjirokastrës, që s’ka qenë në vëmendje të projekteve, ka qenë në rënie të lirë. Sigurisht që në 25 vite njerëzit kanë kërkuar një jetë më të mirë, qoftë në anën tjetër të kufirit, qoftë drejt Tiranës. Sot ne i ndjejmë pasojat, se këto fenomene nuk ndalen në një ditë. Zhvillimi në Gjirokastër është i pakrahasueshëm. Turizmi po ashtu. Kishte vetëm një hotel Gjirokastra, ndërsa sot ka shumë qendra akomodimi.

Çfarë do të bëni në shtëpinë e Kadaresë?

Është e mbyllur aktualisht për publikun, sepse është pjesë e projektit të rehabilitimit.

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al