Mirela Kumbaro ndoshta do të mbahet mend si ministrja që i kushtoi më shumë vëmendje kishave të vjetra sesa çdo paraardhës tjetër i saj në këtë detyrë.
Pas Kishës së Shën Marias në Labovën e Kryqit, një tjetër Kishë në qarkun e Gjirokastrës ka nisur të restaurohet. Është fjala për Shën Marian e Bënjës në Përmet.
“Nisëm sot restaurimin e Kishës së ShënMërisë në Qendrën Historike te Bënjës që deri sot e mbanin bënjotët e perëndia. #PerPermetinQeDuam”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Twitter.
Pak ditë më parë ministrja e Kulturës ishte në Kishën e Peshkëpisë në Dropull, e cila gjithashtu do t’i nënshtrohet restaurimit.
/ArgjiroLajm.net/