• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro takon drejtoreshën e UNESCO-s: Shqipëria, model i zhvillimit të trashëgimisë

08/06/2018

“Vlerësojmë shkëlqyeshëm punën dhe rezultatet e Shqipërisë në mbrojtjen, konservimin, restaurimin dhe sensibilizimin e trashëgimisë, me synimin e qartë për t’i dhënë zhvillim turizmit kulturor, përmes politikave të qarta në trashëgiminë kulturore. UNESCO vlerëson modelin shqiptar të zhvillimit duke theksuar se ai duhet treguar për të gjithë rajonin”- u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay në takimin e zhvilluar me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturën, UNESCO dhe u prit në takim nga Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay. Kumbaro shprehu mbështetjen e Qeverisë për vizionin e ri për Transformimin Strategjik të UNESCO-s, dhe falenderoi organizatën për bashkëpunimin e deritanishëm. Ajo diskutoi me znj. Azoulay për rrugët dhe mjetet për ta shtrirë më tej këtë bashkëpunim. Azoulay shprehu mbështetjen e organizatës për programet e edukimit në art dhe trashëgimi, që po zbaton Shqipëria , duke vënë theksin se “Rinia dhe Kultura janë shtyllat e rëndësishme të organizatës së UNESCO-s”.  Për këtë shtoi ajo “UNESCO ështe e angazhuar për “Transformimin Strategjik” , i cili synon ta bëjë veprimtarinë e UNESCO-s më efikase, ta sjellë më afër nevojave dhe përparësive të vendeve anëtare.

Rallë herë më parë ka qenë kaq e rëndësishmë për t’u përqendruar në nxitjen dhe mbrojtjen e kulturës, në vendosjen e saj në qendër të komunikimit mes kombeve dhe popujve dhe në promovizmin e zhvillimin e arsimit cilësor për të gjithë.  Kumbaro prezantoi punën e trashëgimisë në sitet botërore të mbrojtura nga UNESCO në Shqipëri, Butrint, Berat dhe Gjirokastër, duke vënë theksin në angazhimin e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Kulturës për të bërë bashkë ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin ekonomik. “Hapat e Shqipërisë në këtë drejtim janë të dukshme, mjaft të shohim sukesin e Rilindjes Urbane, shifrat e vizitorëve, vendas dhe të huaj, shtimin e strukturave akomoduese në qendrat e trashëgimisë kulturore, për të kuptuar se synimi i kësaj qeverie është politika e bashkëpunimit mes shtetit, privatit dhe partnerëve tanë të rëndësishëm si Banka Botërore, Bashkimi Europian, apo Fondi Shqiptaro- Amerikan i Zhvillimit”.

Në takimin me Azoulay, Ministrja Kumbaro preku edhe çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke vënë theksin se ajo duhet parë si një temë e kulturës universale, e ndarë nga politika dhe garantoi përpjekjet e qeverisë shqiptare për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin rajonal dhe rolin emancipues të kulturës në këtë drejtim. “Ne mbështesim kontributin kulturor të Kosovës, krahas të gjitha vendeve të tjera, në UNESCO, si në një familje të madhe kulturore ku secili është pjesë e mozaikut të kësaj hapësire pa kufi, ku sidomos të rinjtë duhet të jenë prioritet», theksoi Kumbaro- kjo nuk duhet parë si akt politik për të sfiduar ndokënd, por vetëm si nevojë e natyrshme për t’i dhënë kulturës, arsimit, shkencës dhe rinisë në Kosovë të njëjtat mundësi për bashkëpunim dhe ndërveprim si në vendet e tjera të rajonit dhe botës”.

Kumbaro ftoi drejtoreshën e UNESCO-s Azoulay për vizitë në Shqipëri me rastin e një konference të nivelit të lartë në festimet e 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në organizatë. Në ditët e qëndrimit në Paris, Kumbaro zhvilloi një takim pune me Metchtild Rossler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, ku u diskutua për zhvillimet pozitive në fushën e trashëgimisë në dy qytetet Gjirokastër dhe Berat dhe në Parkun e Butrintit. “Jo vetëm keni plotësuar kërkesat e UNESCO-s, por njëkohësisht jeni një nga shembujt pozitivë të modelit të zhvillimit, që përkon me synimet e kësaj organizate, që synon ruajtje, mbrojtje, sensibilizim dhe zhvillim gtë trashëgimisë botërore” u shpreh ajo. Rossler vlerësoi hapat në zhvillim të Shqipërisë, që shënuan suksesshëm me miratimin e ligjit për trashëgiminë dhe muzetë, hapat pozitive në ndërtimin e katër muzeve të rinj bashkëkohorë, si dhe strategjinë për të sensibilizuar të gjithë aktorët shoqërorë për rëndësinë e trashëgimisë përmes programeve të edukimit dhe partneriteteve me pushtetin vendor dhe sektorin privat. Divizioni i Trashëgimisë Botërore në UNESCO shprehu vlerësime pozitive për Gjirokastrën, Butrintin, dosjen e Liqenit të Ohrit dhe kërkoi nga pala shqiptare të punojnë së bashku për të shtuar të tjera site në trashëgiminë botërore, ku u diskutua ndër të tjera për Apolloninë por edhe për element të trashëgimisë kulturore jomateriale. 

Mirela Kumbaro, vizita e dytë e saj në selinë e organizatës.

Kumbaro prezantoi zyrtarisht kandidaturën e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë ne UNESCO, dhe gatishmërinë e saj, për të vënë emrin, zërin dhe famën e saj në shërbim të kauzave dhe projekteve të UNESCO-s.  Ajo theksoi se do të ishte në nderin e Organizatës që të angazhojë një grua dhe një artiste të këtij niveli për të punuar e ndikuar që kultura të mbetet urë komunikimi mes të rinjvë në mbarë botën dhe të luajë rolin që i takon në paqen dhe emancipimin e shoqërive në botë.

 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al