• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kupa dhe derbi, momenti i “Demave” për 80-vjetorin

17/02/2026
Kupa dhe derbi, momenti i “Demave” për 80-vjetorin

Festa e 80-vjetorit e organizuar më datë katër shkurt, triumfi dy ditë më pas me përmbysje në Ballsh ndaj Bylisit 1-2, fitorja me shumë peshë në limitet e ndeshjes 0-1 mes tensionit në shkallët e stadiumit në “Elbasan Arena” ndaj vendasve të Elbasanit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe në fund, “qershia mbi tortë”, triumfi në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0. Thënë shkurt, është padyshim momenti i Partizanit.

MOMENTI POZITIV – Të kuqtë janë duke shijuar një ecuri fantastike, teksa gjithçka duket sikur funksionon në perfeksion në manovrën e trajnerit Oltijon Kërnaja, por mbi të gjitha gjithçka funksionon në perfeksion edhe jashtë fushe, ku lojtarë, staf teknik, drejtues dhe tifozeri janë të gjithë në harmoni dhe po tentojnë të shtyjnë me “gazin” në maksimum në momentin më vendimtar të sezonit. Edhe pse në sipërfaqje nuk janë shumë të dukshme, hallkat e sipërpërmendura pak më lart janë shumë të rëndësishme në mënyrën se si duhet të funksionojë një klub dhe të koleksionojë rezultatet pozitive.

GRUPI I BASHKUAR – Suksesi i kohëve të fundit nuk vjen rastësisht, trajneri Kërnaja duket se ka tashmë një formacion stabël me një apo dy lojtarë që ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje (në varësi të mungesave, penalizimeve prej kartonëve apo dëmtimeve), por asnjëherë duke ndryshuar “fytyrën” e skuadrës në fushë, lojtarët nga ana tjetër po marrin përsipër përgjegjësitë dhe mbi të gjitha po ia dalin të jenë një grup i bashkuar, pa pasur përçarje dhe duke luftuar për shokun që kanë në krah. Mjafton të dëgjosh me vëmendje deklaratat e fundit, ku secili lojtar, për të kaluar më pas te trajneri dhe drejtori Ibraimi, thekson se grupi vjen i pari.

OBJEKTIVI – Kështu, këto ndeshje të fundit, kombinuar edhe me hapat fals të Dinamos në anën tjetër, bëjnë që Partizani ta shohë veten vetëm tre pikë larg zonës së “Final 4”, që është edhe objektivi i klubit prej startit të sezonit. Duket si një mrekulli pasi vetëm disa javë më parë pas humbjes me Vorën në fillimin e vitit dhe më pas disfata me Vllazninë, diferenca me vendin e katërt shkoi në shtatë pikë. Gjithsesi, të kuqtë nuk hoqën dorë, vazhduan të besonin, të shtyrë edhe nga fakti se në fushë po prodhonin futboll e duke shpresuar se kjo do të shpërblehej. Pa harruar këtu edhe disa rregullime në merkaton e janarit si Sidibe apo Qaka që janë bërë menjëherë pjesë e titullarëve, bënë që skuadra të rikthehet në rrugë të duhur.

E ARDHMJA – Sfidat e radhës dhe të fundit për këtë të fazë të tretë do të përcaktojnë ndoshta gjithçka. E radhës është në transfertë me Flamurtarin në Vlorë, me kuqezinjtë të “etur” për pikë, ndërsa në vijim është sfida me Egnatian në shtëpi, sfida e kthimit me Elbasanin në Kupë dhe më pas e fundit për fazën e tretë me Dinamon, që mund të jetë edhe një lloj finaleje për atë vendin e katërt aq shumë të dëshiruar. Sfida e radhës tashmë është menaxhimi i këtij momenti dhe ndoshta kënaqësie që të falin suksesi, për të gjetur balancën mes euforisë dhe presionit e për të marrë sërish rezultate pozitive në ndeshjet përcaktuese për sezonin. Të gjithë në klub shprehen se ekipi duhet të qëndrojë me “këmbë në tokë” pasi ende asgjë nuk është arritur dhe në fakt, rruga ishte dhe mbetet me shumë pengesa, por tashmë “makina” e kuqe duket se ka një “marsh” më shumë dhe duket e “kolauduar” për të kaluar çdo “gropë” që i shfaqet përpara. Të paktën në letër, teksa fjala gdhe veprat gjithmonë i takojnë fushës së blertë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Barça nuk kompleton mrekullinë në Champions, Atletico në gjysmëfinale, PSG eleminon Liverpoolin
Sport

VIDEO/ Barça nuk kompleton mrekullinë në Champions, Atletico në gjysmëfinale, PSG eleminon Liverpoolin

14/04/2026
Italia i “tregon” rrugën Shqipërisë, çfarë ndodh nëse shkarkohet trajneri Sylvinho dhe nuk ka një pasues
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

14/04/2026
Italia i “tregon” rrugën Shqipërisë, çfarë ndodh nëse shkarkohet trajneri Sylvinho dhe nuk ka një pasues
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

14/04/2026
Vështrim mbi Botëroret e Futbollit
Sport

Vështrim mbi Botëroret e Futbollit

14/04/2026
Mbrojtje “çeliku” dhe efikasitet, formula e suksesit të Vllaznisë drejt titullit kampion
Sport

Mbrojtje “çeliku” dhe efikasitet, formula e suksesit të Vllaznisë drejt titullit kampion

14/04/2026
Rekorde dhe shifra top, si Siner e kaloi Alkarazin
Sport

Rekorde dhe shifra top, si Siner e kaloi Alkarazin

14/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra

Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra

15/04/2026
Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

14/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al