Artemis Dralo është kandidatja e renditur në vendin e pestë të listë së Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër.
Zgjedhja e saj ishte për të tërhequr votat nga zona e minoritetit në Dropull, për shkak të origjinës së saj.
Duke iu referuar CV-së që ka dorëzuar në KQZ, rezulton se ajo ka kryer studimet e larta për Gjuhë Angleze në Universitetin e “Eqrem Çabej” në Gjirokastër në vitin 2003 dhe më pas ka bërë disa kualifikime të tjera deri në marrjen e gradës “Doktor i Shkencave”.
Prej vitit 2006 punon si pedagoge pranë këtij universiteti.
Sa i përket formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Dralo thotë se ka jetuar jashtë shtetit për një vit (1998-1999) për studime në Selanik, ndërsa nuk figuron e dënuar më parë.
/ArgjiroLajm.net/