• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush është shkodrani që mundë të marrë drejtimin e Luftëtarit

01/08/2017
Kush është shkodrani që mundë të marrë drejtimin e Luftëtarit

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo është në kërkim të trajnerit, që do të zëvendësojë Mladen Milinkoviç në krye të skuadrës së tij.

Edhe pse gjatë kësaj periudhe, është folur gjithmonë e më shumë për një trajner të huaj, burime të besueshme të “Panorama Sport”, kanë bërë me dije se dje, presidenti Tavo ka qenë në kryeqytet ku ka pasur një takim me shkodranin Elvis Plori. 

Ky i fundit ka drejtuar disa skuadra, kryesisht në Kategorinë e Parë dhe njihet si një nga trajnerët e rinj të suksesshëm në vendin tonë. Por edhe pse mes palëve ka pasur bisedime, nuk dihet nëse është arritur një akord për të bashkëpunuar në sezonin e ardhshëm futbollistik. 

elvis plori

Gazeta dje është munduar të ketë një kontakt si me presidentin Tavo ashtu edhe me trajnerin Plori, por asnjëri prej të dyve nuk ka qenë i disponueshëm.

Gjithsesi, shanset janë të mëdha që ai të jetë në krye të bluzinjve, edhe pse drejtuesit e klubit kanë zhvilluar bisedime intensive gjatë ditëve të fundit edhe me një trajner serb. Dita e sotme do të jetë vendimtare në këtë drejtim, pasi edhe drejtuesit e klubit nuk duan që ta shtyjnë më shumë çështjen e teknikut. 

Plori

STËRVITJA – Ndërkohë skuadra nën drejtimin e trajnerit të 19- vjeçarëve, Petraq Meçi, ka vijuar dje përgatitjet në terrenin “Fusha e vjetër”. Tekniku ka pasur të disponueshëm plot 22 lojtarë, pasi me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi 23-vjeçar Kristal Abazaj. 

Luftetari-stervitje-470x312

Por, ndërsa lojtarët duken të përkushtuar për të dhënë maksimumin në çdo seancë stërvitore, në kampin bluzi janë në “ankth” për të mësuar emrin e trajnerit të ri. 

Gjithsesi një proces i tillë do të përfundojë shumë shpejt dhe lojtarët do të kenë mundësinë që të zhvillojnë një muaj përgatitje me trajnerin e sezonit të ri, i cili do të krijojë edhe idenë për lojtarët që ka në dispozicion, si dhe do të mundohet të fusë në skuadër idetë e tij për lojën. Objektivi i Luftëtarit për sezonin e ri do të jetë renditja në mesin e artë të tabelës së klasifikimit./panoramasport

Luftetari stervitje

Related Posts

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit
Sport

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit
Sport

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al