Një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë Qesaratit në Memaliaj.
Mësohet se Dhoksi Mango 40 – vjeçe ka mbetur viktima e aksidentit të rëndë.
Paraprakisht në aksident janë përfshira tre mjete, ndërsa të plagosur mbetën tre persona, ndërsa një grua ndodhet në gjendje më të rendë.
Dyshohet se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.