• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush janë admistratoret që kontrabandonin “BOTOX” për klinikat e tyre në Tiranë!

18/10/2024
Kush janë admistratoret që kontrabandonin “BOTOX” për klinikat e tyre në Tiranë!

Policia e Shtetit “zbarkoi” më 15 tetor në 30 qendra estetike të cilat kishin shtrirë aktivitetin e tyre në kryeqytet, Tiranë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të mëdha të produktit botox, të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme. Gjatë këtyre kontrolleve të autorizuara nga Gjykata e Tiranës, blutë e Tiranës gjetën paligjshmëri në disa prej klinikave estetike në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet ka rezultuar se administratoërt e këtyre klinikave estetike nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfiktonin nga injektimi i produkutit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Në kuadër të këtij megaoperacioni ranë në pranga tre persona, përfshirë administratorin kryesor i cili dyshohet se kontrabandonte dhe shpërndante produktin ilegal në klinikat estetike. Ndërkohë, u proceduan penalisht 6 të të tjerë, ndërsa tre administratorë të tjerë të këtyre qendrave estetike janë shpallur në kërkim.

Më konkretisht janë arrestuar shtetasit:

Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave”. Subjekti privat që ai administronte dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat estetike.

Xhuljana Mahmuti administratore e klinikës “Luar Clinic“, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 6 shtetaset:

Aida Troka administratore e klinikës “Allure Beauty”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Jonida Zaçe administratore e klinikës “Onxy Dermo Care”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Luada Caushaj administratore e klinikës “Amra medical aestetics”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Klarida Bekaj administratore e klinikës “Begas Clinic”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Eni Shemaj administrator e klinikave “The Glam House” dhe “3MT”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Klinikat:

Subjekti “Ledi Smile”

Subjekti “Era_Medical Aesthetics”

Subjekti “Deas_Aesthetics_clinic”

Subjekti “Amra_medical_aestetics”

Subjekti “The Glam House”

Subjekti “3MT”

Subjekti “Better Me”

Subjekti “Aris Medical”

Subjekti “Medart Clinic”

Subjekti “La Beauty”

Subjekti “Este Medical Group Albania 1”

Subjekti “Bellisera (Calme Beauty Met Clinic)”

Subjekti “Allure Beauty Center”

Subjekti “Allure Beuty”

Subjekti “Derma Pure”

Subjekti “Klinika kirurgjike Austriake”

Subjekti “Velvet Medical Center”

Subjekti “Medicare Hospital”

Subjekti “Derma Bless”

Subjekti “Begas Clinic”

Subjekti “Medical Hills”

Subjekti “Onxy Dermo Care”

Subjekti “Vivia”

Subjekti “La Perla Dermo Aesthetics Center”

Subjekti “Cozzy Aesthetics”

Subjekti “CAPO-AL”

Subjekti “Luar Clinic”

Subjekti “Doctor Hospital”

Subjekti “Senera Hoxha”.

Policia njoftoi se gjatë këtij operacioni, u vënë në pranga shtetasit Mildon Kumarku, Xhuljana Mahmuti, dhe Deisa Shehaj.

Kumarku akuzohet se ishte përgjegjës për magazinimin dhe shpërndarjen e produktit të paligjshëm në klinika të ndryshme, ndërsa Shehaj dhe Mahmuti janë administratore të dy klinikave ku botox-i i kontrabanduar përdorej për klientët.

Gjithashtu, procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur për 6 administratorë të tjerë klinikash, ndërsa po punohet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, të cilët gjithashtu dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë.

Sipas Policisë së Shtetit, produkti kontrabandohej dhe përdorej pa deklaruar të ardhurat në organet tatimore, duke krijuar kështu një rrjet të gjerë paligjshmërie në tregun e estetikës.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

11/03/2026
“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje

“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al