• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush janë dy klanet brenda PD-së në Gjirokastër (FOTO)

20/02/2017
Kush janë dy klanet brenda PD-së në Gjirokastër (FOTO)

Protesta e opozitës që nisi një ditë më parë në Tiranë dhe që vazhdon ende brenda një çadre të ngritur në bulevard përballë Kryeministrisë, ishte një tjetër rast për të nxjerr në pah problemet brenda Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Konkretisht lidhet me ekzistencën e dy klaneve (grupimeve) brenda kësaj partie në qytetin e gurtë. Deputeti Genc Ruli është figura politike që ka ndarë përfaqësuesit e PD-së në dy grupime. Grupimi i parë është ai që udhëhiqet prej kryetarit aktual të PD-së, Roland Bejko dhe ish-kryetarit të Komunës Lazarat, Dasho Aliko. Bejko e Aliko kanë akuzuar Genc Rulin për humbjen e thellë të PD-së në vitin 2013.

“E ngarkoj atë më përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë humbjen dhe analiza do të përcaktojë punën e pamjaftueshme të këtij kandidati në Gjirokastër. Ka bërë presion mbi zgjedhësit tanë dhe është përgjegjës për humbjen e kandidatit të dytë”, deklaronte Roland Bejko në 26 qershor 2013.

Grupimi i dytë është ai që udhëhiqet nga ish-kryetari i PD-së, Altin Çomo dhe disa ish-drejtorë të emëruar nga Genc Ruli në kohën e qeverisjes së PD-së. Ky grupim ka ende mbështetjen e deputetit Genc Ruli, ndërsa bashkëpunimi me kryetarin aktual Roland Bejko ngjan shpesh herë si i sforcuar. Ndonëse dalin shpesh bashkë nëpër takime në Gjirokastër, mes dy klaneve ka një rivalitet të brendshëm. Kjo u pa në një farë mënyre edhe gjatë protestës në Tiranë një ditë më parë.

Në fotot e postuara në Facebook nga Roland Bejko, mungonte deputeti i PD-së në Gjirokastër, Genc Ruli. Ndërsa në fotot postuara nga grupimi i dytë, Ruli shfaqet në krah me ish-kryetarin Altin Çomo dhe disa ish-drejtorë të tjerë gjatë kohës së PD-së. Sado rastësore të jenë këto foto në protestë e sipër, ekzistenca e dy klanave në PD-në e Gjirokastrës nuk mund të fshihet.

Aq më shumë nëse rikthehesh pas në korrikun e vitit 2014 kur u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të PD-së. Shemsho Lamaj, kandidati i mbështetur prej klanit të Genc Rulit, hodhi akuza për proces zgjedhor të manipuluar. Gara u fitua me 6 vota diferencë nga Roland Bejko. Ndërsa Shemsho Lamaj, ish-drejtor i Bujqësisë në kohën e PD-së, tha se nuk e njihte legjitimitetin e Roland Bejkos si kryetar i PD-së.

“Minimalisht, nëse konkretizohet, zyrtarizohet ky Kuvend, atëherë kryetari i partisë nuk ka një mandat të zgjedhur nga vota, por ka një emërim. Dhe natyrisht nuk do ta ketë tagrin e një kryetari të zgjedhur me votë direkt nga delegatët e degës Gjirokastër”, deklaronte asokohe Lamaj.

Nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë impakti do të ketë në zgjedhjet e 18 qershorit ekzistenca e këtyre dy klaneve brenda PD-së Gjirokastër, por është e sigurt se Genc Ruli, ai që krijoi këto dy klane, nuk do të jetë më kandidat i opozitës në qarkun Gjirokastër./ArgjiroLajm.net

Related Posts

tepelenë zgjedhje
Kryesore

Zgjedhjet e vjeshtës, një grua në krye të Tepelenës?!

20/06/2025
Vajza e Artan Lames rrëfen fundjavën e fundit me babain: Atë e trembte vdekja!
Kryesore

Vajza e Artan Lames rrëfen fundjavën e fundit me babain: Atë e trembte vdekja!

20/06/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet i riu në Gjirokastër

20/06/2025
Pension mesatar 200 euro, rrogë 1300 euro për ata që punojnë në shtet, detaje nga programi i PS
Kryesore

Nis sot Akademia Politike e PS, deputetët e rinj fillojnë “shkollën”

20/06/2025
Me armë pa leje në shtëpi, ndalohet 39-vjeçari nga Përmeti
Kryesore

Sherr mes adoleshentëve në Përmet, ndërhyn policia

20/06/2025
Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastër, një person goditet me thikë

20/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

tepelenë zgjedhje

Zgjedhjet e vjeshtës, një grua në krye të Tepelenës?!

20/06/2025
Vajza e Artan Lames rrëfen fundjavën e fundit me babain: Atë e trembte vdekja!

Vajza e Artan Lames rrëfen fundjavën e fundit me babain: Atë e trembte vdekja!

20/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al