Gert Shehu është personi i cili goditi me grusht Sali Berishën. Teksa kanë qenë duke u nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, qytetari ka goditur me grusht Sali Berishën. Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë. Teksa po e shoqëronin për ta dorëzuar te policia, truprojat e Berishës e pyesnin të riun se kush e ka futur, kush e ka mësuar për të goditur Berishën. Në videon më poshtë nuk dëgjohen përgjigjet e të riut të dhunuar. Ai do të merret në pyetje nga Policia e Shtetit.