• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush triumfon?/ Euro 2020 sjell sot dy ndeshjet favorite për kupën europiane

28/06/2021
Kush triumfon?/ Euro 2020 sjell sot dy ndeshjet favorite për kupën europiane

Për herë të parë në histori, “Arena Kombëtare e Bukureshtit” do të organizojë një duel të fazës finale të Europianit. Stadiumi më i madh rumun do të ketë privilegjin për të pritur kampionët në fuqi të botës, që nisin sulmin e tyre drejt trofeut më të lakmuar të Kontinentit të Vjetër, në rang përfaqësuesesh.
Franca konsiderohej si përfaqësuesja favorite e këtij edicioni të 16-të të kampionatit evropian, megjithatë skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps është shfaqur me probleme e luhatje dhe natyrshëm me një formë të tillë ka rritur shpresat e kombëtareve të tjera rivale, në këtë kompeticion. Përballë, këtë here, qëndron Zvicra dhe kurioz është fakti që dy vendet përballen për herë të 5-të në 9 aktivitetet e fundit madhore që nga viti 2004. Zvicra nuk njeh fitore ndaj Francës në 7 sfidat e këtij shekulli të ri, sidoqoftë vlen të theksohet fakti që 4 nga 5 takimet e fundit përfaqësuesja helvete i ka mbajtur në barazim “gjelat”.
Pas eliminimeve të dhimbshme në aktivitetet madhore, Spanja ka rastin për t’u kthyer në rrugën e duhur, teksa do të masë forcat në fazën e 1/8 me përfaqësuesen e Kroacisë. Dy vendet kanë pësuar rënie dhe sigurisht nuk po përjetojnë momentet e tyre më të mira, megjithatë është e qartë që një kalim në fazën çerekfinale do të përmirësonte situatën, duke rikthyer besimin te ekipi që do të meritonte kualifikimin mes tetë përfaqësueseve më të mira në këtë edicion të 16 të kampionatit evropian.
Zlatko Dalic nuk do të ketë në dispozicion një futbollist tepër të rëndësishëm si Ivan Perisic, ndërsa Luis Enrique në krahun tjetër i ka të gjithë në apel. Kroacia ka fituar 2 nga 3 sfidat e fundit mes tyre, gjithsesi vetëm dy muaj pasi ishin shpallur nënkampionë të botës futbollistët e drejtuar nga Zlatko Dalic pësuan një humbje me shifra tenistike 6-0 në qytetin e Elche-s.
Bilanci në 4 sfidat kompetitive është i barabartë 2-2, ndërkaq Spanja kryeson statistikat e përgjithshme 4-3 me fitore në 8 ndeshjet ndërmjet tyre. Takimi Kroaci – Spanjë do të luhet në orën 18:00 në Stadiumin Parken të Kopenhagenit dhe do të drejtohet nga kryesori turk Cuneyt Cakir.

Related Posts

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa
Sport

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin
Sport

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Daku tha pas ndeshjes se… – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari
Sport

Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

26/08/2026
“US Open”/ Milionat për tenistët, faturë e kripur për publikun – Balkanweb.com – News24
Sport

“US Open”/ Milionat për tenistët, faturë e kripur për publikun – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
Fshihen, janë mposhtur në gara e fundit – Balkanweb.com – News24
Sport

Fshihen, janë mposhtur në gara e fundit – Balkanweb.com – News24

26/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al