• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kushërira e Musine Kokalarit i vjen nga SHBA për të ndihmuar Berishën: Bashës i ka ngelur vetëm vula dhe deputete si Grida Duma

25/09/2021
Kushërira e Musine Kokalarit i vjen nga SHBA për të ndihmuar Berishën: Bashës i ka ngelur vetëm vula dhe deputete si Grida Duma

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur në krah sot gjatë takimit në Vlorë edhe një shqiptaro-amerikane, eksponente të Partisë Republikane amerikane, siç e prezantoi ai, Evi Kokalarin. Kjo e fundit u shpreh se kishte ardhur në Shqipëri për ta kthyer Partinë Demokratike në vitin 1991 dhe ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane, duke premtuar edhe për një program të përbashkët të PD-së me Partinë Republikane në Amerikë.

“Duhen 1400 firma, kam idenë që do mbledhim më shumë, sa më shpejt aq më mirë. Ju premtoj vetëm një gjë, ndihmën e shqiptarëve në Amerikë do e keni, ndihmën njerëzve si puna ime dhe sapo të kemi kryetari ne ri të PD do fillojë një punë shumë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane amerikane,”-tha ajo ndër të tjera.

Fjala e plotë:

Kam ardhur në Shqipëri vetëm për juve. Në 23 vjetët e fundit, unë kam qenë në Shqipëri vetëm 20 ditë dhe kam ardhur t’ju flas direkt sepse PD është në krizë totale. Unë jam amerikane, por e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ndërkohë që z. Berisha fliste për pluralizmin, më erdhi në mendje kushërira ime Musine Kokalari që luftoi për pluralizmin dhe fati i saj ishte aspak i mirë. Mua më vjen keq që pas kaq vitesh dhe 30 vitesh demokraci, Shqipëria është në po atë pikë dhe PD është marrë peng nga socialistët dhe ne nuk kemi absolutisht opozitë në Shqipëri. Jam shumë dakord që Lulzim Basha duhet të jetë ish-kryetari i PD-së. Problemi nuk është tek paaftësia e Lulzim Bashës, por problemi është se nuk ka arritur të ketë bazën me vete. Kam idenë se nëse Basha do shkonte në një nga qytetet shqiptare për të mbledhur bazën, nuk do arrinte të mblidhte as 5 veta. Më vjen çudi që ku shkon zoti Berisha ka një bazë shumë të fortë. Kjo është e vetmja gjë që do shpëtojë PD-në. Zoti Berisha ka një detyrë jo vetëm ta kthejë PD-në në 1991, por duhet ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Po përfitoj nga rasti të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kam idenë që e djathta dhe linja konservatore nuk kuptohet mirë në Shqipëri. Është detyrë e juaja të edukoni bazën për ta kuptuar. PD beson jo vetëm tek liria e individit, por dhe përpjekjet për një jetë sa më të mirë. Zoti Berisha duhet zo vetëm të reformojë PD-në por edhe mënyrën si funksionon. Fushatat primare. Më ka bërë përshtypje që Lulzim Basha kishte fuqinë për të vendosur shumë kandidatë e deputetë që janë afër tij. Bashës i ka mbetur logo dhe vula, të tjerët, baza është këtu me ne. Më vjen keq që zoti Berisha bën këto takimet dh shpjegohet për pafajësinë e tij, kam idenë që as nuk duhet ta bëjë këtë. E vetmja gjë që duhet bërë, është që secili nga ju që ka të drejtën e votës, të shkoni të firmosni formularët që të thirret kuvendi. Duhen 1400 firma, kam idenë që do mbledhim më shumë, sa më shpejt aq më mirë. Ju premtoj vetëm një gjë, ndihmën e shqiptarëve në Amerikë do e keni, ndihmën njerëzve si puna ime dhe sapo të kemi kryetari ne ri të PD do fillojë një punë shumë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane amerikane.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind

18/12/2025
U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë

U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al