Në stadiumin “Air Albania” ka nisur hyrja e delegatëve të Partisë Demokratike për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Identifikimi i tyre bëhet përmes skanimit të barkodit që është në cdo badge të tyre. 60 minuta larg nisjes së Kuvendit, vihet re një prezencë e madhe nga radhët e mbështetësve të Berishës. Sikundër është paralajmëruar pritet shkarkimi i Lulzim Bashës.









