Gjatë muajit korrik dhe gusht Partia Socialiste do të bëjë një punë intensive për një sërë analizash të brendshme dhe komunikimi me qytetarët, përpara se të strukturojë qeverinë e re.
Rama njoftoi nga mbledhja me skuadrën zgjedhore ngritjen e 5 grupesh pune, të cilët do të hartojnë raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste në fund të gushtit.
Në një prej këtyre grupeve është edhe Laert Duraj, i katërti në listën e PS-së për qarkun Gjirokastër, por që nuk arriti dot të merrte mandatin e deputetit.
Duraj do të jetë bashkë me Milva Ekonomin dhe anëtarë të tjerë, për të përgatitur një raport kombëtar mbi nevojat sociale, ekonomike e politikë në cdo bashki të vendit, si dhe të gjendjes së burimeve njerëzore të Partisë Socialiste. Anëtarë të tjerë të grupit janë Ardiana Jaku, Evis Kushi, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.