Të paktën 15 kallëpe tritoli janë sekuestruar në Sarandë ditën e sotme, pesha e të cilëve arrin 6 kilogramë. Policia e Sarandës, pas disa informacioneve të siguruara nga burime kofidenciale se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr 4 Sarandë , mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në këtë zonë. Si rezultat i kontrollit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve në vendin e quajtur ”Rruga e Kasolles”, në lagjen ”Nr.4”, Sarandë, 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithësej 6 kilogramë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në këtë lagje janë gjetur edhe më herët sasi tritoli:
Në 9 maj 2016 në këtë lagje janë gjetur 12.9 kg tritol
Në 3 dhjetor 2015 janë gjetur 32 kg tritol
Në 29 tetor 2015 janë gjetur 400 gramë tritol
Ne 30 tetor 2017 janë gjetur 6 kg tritol
Ne 10 mars 2015 ne kete lagje jane gjetur 1.2 kg tritol









