Një lajm i çuditshëm erdhi nga Gjirokastra, teksa ekipi i Bylisit nuk është paraqitur në fushën e lojës për të diskutuar kualifikimin me Luftëtarin. Megjithatë sipas rregullores së FSHF-së, duhen 45 minuta mungese prezence në fushën e lojës, për të humbur ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Bylisi nuk është paraqitur në fushën e lojës brenda këtyre minutave, duke u eleminuar kështu në tavolinë. Vëmendja më e madhe në Grupin B sa i përket 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, ishte pikërisht në këtë takim. Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e Bylisit në shifrat 2-1 ndaj Luftëtarit. Ndërsa ekipi që do të kaloj më tej është ekipi i Luftëtarit.