Këto ditë janë përvëluese, por nuk do të zgjasin edhe shumë.
Të paktën deri të dielën, kur rrymat ajrore nga kontinentit afrikan do të tërhiqen nga rajoni i Ballkanit.
Meteoalb, bën me dije se fundjavën tjetër, temperaturat do të bien me 5 gradë C.
Parashikimi: Mesnatën e se dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit te Sicilisë dhe brigjeve Tuniziane.
Ndërkohe, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore me te freskëta nga Evropa Veriperëndimore deri mëngjesin e se premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore ne Ballkan te jete drejtpërdrejt nga Evropa Veriore.
Ne këto kushte, pritet që fundjava tjetër të sjelle një rënie të temperaturave, me të paktën 5 grade C.









