• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lajme të këqija për ata që kanë euro…

08/04/2018
Lajme të këqija për ata që kanë euro…

Zhvlerësimi i euros vijon në tregun vendas të këmbimit valutor dhe ditën e sotme kjo valutë i ështërikthyer niveleve nën 130 lekë. Pas një ngjitjeje që nisi 10-ditëshin e fundit të muajit Mars, u duk se valuta e përbashkët europiane mund t’i kthehej vlerave normale duke kapur edhe vlerën e 132 lekëve, por tashmë duket se rënia do të vazhdojë.

Sot një euro këmbehet për 129.8 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.2 pikë të tjera kundrejt lekut krahasuar me ditën e djeshme. Në ndihmë të kësaj rënieje mund të kenë ndikuar edhe të dhënat e fundit që tregojnë se eurozona ngadalësoi prodhimin. Ndërkohë, luhatjet kanë qenë pozitive sot për valutat e tjera kryesore, dollarin amerikan dhe paundin britanik.

Dollari u rrit me 0.4 pikë, duke u rikthyer në nivelet e javës së kaluar. Megjithatë pritshmëritë për këtë valutë janë të lidhura ngushtësisht me tensionet në tregtinë globale. Gjithsesi, dollari mbetet ende në nivelet më të ulëta të 4 viteve të fundit në raport me lekun. Perspektiva pozitive për arritjen e një marrëveshjeje të kënaqshme për daljen nga Bashkimi Europian, ka favorizuar ditën e sotme edhe paundin britanik. Mbështetur nga ecuria e mirë e ekonomisë ishullore, stërlina fitoi 0.4 pikë në raport me monedhën vendase. Pritet që ky trend të vazhdojë gjatë gjithë pranverës, pasi në Maj Banka e Anglisë planifikon edhe një rritje të normave të interesit.

E pandryshuar ditën e mërkurë ka qëndruar vlera në treg e dollarit australian, ndërsa dollari kanadez i gëzohet luhatjes më të madhe pozitive të ditës, duke shtuar plot 1 pikë në raport me lekun. Ndërkohë, franga zvicerane ka rënë me 0.3 pikë krahasuar me ditën e martë dhe është tashmë 4 pikë larg atij që mund të quhet kursi i saj normal. /SCAN.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al