Po mbahet ceremonia e Lamtumirës për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Një numër i lartë politikanësh dhe personalitetesh fetare dhe besimtarë po kryejnë nderimet e fundit për Kryepeshkopin.
Në Katedrale kanë mbërritur Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, e ngarkuara me punë e SHBA Nency VanHorn, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryeministri grek Mitsotakis, ministra dhe politikanë, përfaqësues të komuniteve fetare dhe personalitete të shumta.
Personaliteti më i rëndësishëm i botës Ortodokse, Patriarku i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, Tërëshënjtëria e tij, Bartolomeu, do të jetë ai që do të drejtojë meshë.
Ndërkohë jashtë Katedralës ka një numër shumë të madh qytetarësh dhe besimtarësh.