• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lapaj: Propozuam të parët pensionin minimal 200 euro, qytetarët të ndëshkojnë me votë arrogancën

21/04/2025
Lapaj: Propozuam të parët pensionin minimal 200 euro, qytetarët të ndëshkojnë me votë arrogancën

Nga Berati, gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur për pensionet.

Në fjalën e tij, Lapaj rikujtoi premtimin e forcës që ai përfaqëson për rritjen e pensioneve në minimum 200 euro. Lapaj akuzoi qeverinë se u përpoq ta zhbëjë këtë nismë përmes presioneve dhe propagandës.

“Kur thamë se nuk do ketë pension nën 200 euro, patronazhistët e Ramës u hodhën menjëherë duke thënë se s’ka para. Por për qylaxhinjtë e pushtetit paska. Pastaj kryeministri filloi ta marrë me ironi, fliste për qilima fluturues. Dhe kur pa se nuk i funksionoi, e tha vetë se do ta bëjë pensionin 200 euro,” tha Lapaj.

Lapaj tha se koalicioni i tyre mund ta sjellë ndryshimin duke sjellë garën në sistem.

‘Është fakt që është vendi i dytë për sasinë e ujit në Europë, por është fakt se është vendi me i pa furnizuar në Europë. Është fakt se janë rrogat dhe pensionet më të ulëta në Europë, ka dy dete, përrenj e lumenj, ka miniera, naftë, toka bujqësore, hekur nikel, resurse të tjera, po të menaxhohen si duhet do të mundësohen transformime të mëdha. Ky është një vend dhe kjo është një republikë që lëngon mes të mirave dhe ne mund ta bëjmë ndryshimin duke e sjellë garën në sistem dhe duke e çarë atë që sot e kanë marrë peng bandat përmes politikës’, tha ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos pranojnë të nënshtrohen ndaj arrogancës dhe të votojnë për ndryshimin.

“Jam krenar që pa u bërë ende zgjedhjet, ne kemi arritur një fitore: pensioni minimal 200 euro për prindërit dhe gjyshërit tanë,” u shpreh ai.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al