• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Largimi i Messit, Bartomeu i sfidon të gjithë

18/08/2020
Largimi i Messit, Bartomeu i sfidon të gjithë

Më tej dhe më larg. Që nuk do të thotë se ata do të ndahen, sepse ndarja e Messit nga Barcelona është një operacion titanik.
Sidoqoftë, në acarin e madh të raportit midis yllit argjentinas dhe presidentit Bartomeu, shumë pak akull avulloi dje.
Mosdorëheqja e presidentit dhe rikonfirmimi i Eric Abidal si drejtues i merkatos blaugrana e kanë bërë edhe më të paparashikueshme të ardhmen e Messit, i cili thjesht nuk e honeps dot francezin.
Në Barcelonë gjithçka vazhdon sikur asgjë të mos kishte ndodhur, sikur meteori i Bavarisë të mos kishte rënë kurrë në “Camp Nou”.
GJENDJA – Messi hesht, reflekton, teston. Bartomeu pret. Një lojtar i Barcelonës i tha gazetarit brazilian, Marcelo Bechler (i njëjti që parashikoi largimin e Neymar nga Barça) se Leo tashmë e ka paralajmëruar presidentin, duke i bërë me dije dëshirën për t’u larguar.
Barcelona ka aktivizuar shtypin miqësor për ta mohuar këtë. Realiteti është që Bartomeu nuk e sheh më lamtumirën e Leos si një gjë të paimagjinueshme.
Ai e di që ekonomikisht do të ishte e dobishme për një klub në krizë të thellë, por vendos një kusht: Messi ta thotë publikisht se dëshiron të largohet.
Ai nuk dëshiron të bëhet, të paktën zyrtarisht, presidenti që largoi Messin. Nëse argjentinasi pranon se do të largohet nga “Camp Nou”, klubi duket gati të negociojë.
ZGJIDHJA – Bartomeu e di se është me shpatulla pas murit. Për të ka dy zgjidhje: të bindë Messin se do të krijojnë një skuadër të fuqishme, mbase duke marrë Neymar, gjë që për momentin duket e pamundur financiarisht, ose duke pranuar sakrificën e madhe, të vazhdojnë pa të.
Midis dy pozicioneve është zgjatja e agonisë europiane, të përsëritur vitet e fundit, me Barcelonën e keqtrajtuar në Paris, Torino, Romë, Liverpool dhe Lisbonë (nga Bayerni). Në moshën 33-vjeçare, Leo duhet të marrë një vendim përfundimtar. Manchester City, PSG dhe Inter janë duke pritur si palë të interesuara.

Related Posts

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028
Sport

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

12/11/2026
NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs
Sport

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

12/11/2026
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet
Sport

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

12/11/2026
Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

12/11/2026
Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al