• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Largimi nga Interi, Asllani me mesazh prekës për tifozët zikaltër: Ëndërr të mbaja këtë fanellë, jeni gjithmonë në zemrën time

26/08/2025
Largimi nga Interi, Asllani me mesazh prekës për tifozët zikaltër: Ëndërr të mbaja këtë fanellë, jeni gjithmonë në zemrën time

Kristjan Asllani i thotë lamtumirë Interit pas tre vitesh. Mesfushori shqiptar u largua nga zikaltrit për t’u bashkuar me Torinon.

Përmes një mesazhi në formën e një letre, Asllani ka prekur tifozët zikaltër, të cilëve u thotë se do të jenë gjithnjë në zemrën e tij.

“Të dashur tifozë zikaltër, ka ardhur koha të themi lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Të veshësh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sy plot admirim. Sa herë që hyja në fushën e San Siros, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja.

Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta bëj këtë ëndërr realitet. Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më mbështeti në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt. Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete. Me dashuri, Kristjan!” – shkruan Asllani.

Related Posts

Transferimi i Dakut tek Spartak Moska, legjenda e klubit mirëpret sulmuesin e Kombëtares: Ndihmë e madhe për skuadrën
Sport

Daku ambientohet te Spartaku: Ndihem sikur kam 3 vite

18/08/2026
Zyrtare, Barcelona transferon Rodrin
Sport

Zyrtare, Barcelona transferon Rodrin

18/08/2026
VIDEO/ Frikë për Musialën, mesfushori i Bayern rrëzohet sërish në fushë
Sport

VIDEO/ Frikë për Musialën, mesfushori i Bayern rrëzohet sërish në fushë

18/08/2026
Transferimi i Dakut tek Spartak Moska, legjenda e klubit mirëpret sulmuesin e Kombëtares: Ndihmë e madhe për skuadrën
Sport

Ndihem sikur kam 3 vite – Balkanweb.com – News24

18/08/2026
Çmimi i Madh i Holandës në F1/ A mund ta arrijë Luis Hamiltoni, Kimi Antonelin…
Sport

Çmimi i Madh i Holandës në F1/ A mund ta arrijë Luis Hamiltoni, Kimi Antonelin…

18/08/2026
Senegali i beson një kampioni bote, zyrtarizohet trajneri i ri
Sport

Senegali i beson një kampioni bote, zyrtarizohet trajneri i ri

18/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026
Berisha: Isha përgatitur për prangosjen e dhëndrit, por ai dhe Gita i bënë lekët si pedagogë

Vrasja e turistit në Ksamil, Berisha: Erdhi me pushime dhe kthehet me arkivol. Akt makabër!

18/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al