• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lejoi të miturin të dilte nga Shqipëria pa lejen e babait, e pëson polici në Rinas

13/02/2024
Lejoi të miturin të dilte nga Shqipëria pa lejen e babait, e pëson polici në Rinas

Një inspektor i Policisë Kufitare në Rinas, ka përfunduar në prokurori dhe akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndaj tij është vendosur masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar e vërtetë se inspektori A.D., 31 vjeç ka lejuar të miturin të dalë nga territori shqiptar me nënën e tij, por pa u pajisur me prokurë nga babai. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Tiranë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj punonjësit të policisë, Inspektor A.D., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

Related Posts

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina
Kryesore

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina

13/06/2026
Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut
Lajme

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump
Kryesore

Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump

12/06/2026
SPAK ju gjurmon nga TikTok! Në kërkim të parave të pista, ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre
Kryesore

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 336 llogari bankare dhe disa vila të sekuestruara

12/06/2026
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por kam dhënë dhe do jap gjithçka për PS si lider i saj
Lajme

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por kam dhënë dhe do jap gjithçka për PS si lider i saj

12/06/2026
Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje
Kryesore

Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina

13/06/2026
Spektakël i SHBA, likuidon me “poker” golash Paraguain, shkëlqen Baloguan

Spektakël i SHBA, likuidon me “poker” golash Paraguain, shkëlqen Baloguan

13/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al