• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Lëpirës i paepur dhe i fandaksur”, Veliaj sulmon sërish prokurorin e SPAK: I devijuar nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali

25/02/2025
“Lëpirës i paepur dhe i fandaksur”, Veliaj sulmon sërish prokurorin e SPAK: I devijuar nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali

Nga Erion Veliaj

“Me gjasë janë kodet e tyre; në këtë gjykatë drejtësia zbatohet në mënyrë që të dënohesh pa faj dhe mundësisht pa e marrë vesh fare”, shkruan Franz Kafka në “Procesin” e tij, i cili u bë tani edhe pasqyrë e jetës time si personazh i kafkës së Olsit.

Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt.

Kush ka jetuar në Tiranën e viteve ’90 i mban mend ata rrugaçët e frustruar të bordurave e të trotuare të cilët, për të treguar forcën, u drejtonin kalimtarëve pyetje idiote, të tipit:
Ç’a ke që shef? – thoshte gango.
S’po të shoh ty fare, jam në punën time.
Ou, po pse nuk më shef, apo të duket vetja garip?
Urdhëro!
Ç’a ke që s’shef? – dhe afrohej me gjoksin e fryrë dhe vetullën e ngrirë.
Ja, fiks kështu më ngjau vetja në bordurën e Erjon Banit ku Ols Kafka më shikonte si i fortë, duke më bllokuar trotuarin:
Kush është Meriman Palushi?
Nuk e njoh!
Pse s’e njeh?
Pra, duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që njoh dhe bëjnë punët e tyre në Tiranë, po duhet t’i jap llogari edhe pse s’i njoh ata që nuk njoh.
– More, po nuk e njoh këtë njeri! Zero! Hiç! Fare! Nada! Nichts!

Dhe ja ku e pashë këtë njeri për herë të parë në sallë, – rreth 60 vjeç, i gjatë, i thatë, malsor me sedër dukej – kur Ols violina nisi të zgërdhihej me atë mungesën e tij të orientimit në cirkun psiqik, ku më ka futur mua e një dynja të tërë.

Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori. E shoh zotin Meriman në sallë, teksa Kafka im i sulej si hienë “thuaje, thuaje!”… I gjori Meriman përsëriste vetëm fjalinë “nuk e kam takuar kurrë Kryetarin e Bashkisë”. Të vërtetën thosh, po kujt ia thosh, një të devijuari nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali.

Ols Kafka i di të gjithë si vetja – si Andon Ledhi në filmin “Tela për violinë” – laparak lëpirak fut miq dhe ec në jetë, ashtu si kur pa pikë turpi i binte telefonit tim për leje ndërtimi nën kostumin e prokurorit, si kur iu qep shoqes që ta bënte shok armësh në prokurorinë e përgjithshme apo si kur s’iu nda Kol Olldashit të shkretë që ta fuste noter kontenierësh në portin e Durrësit. Njësoj, edhe kur ka marrë drejtësinë me ato notat që qesh gjithë Tirana, edhe kur e kanë futur në SPAK si tip kollovari, në shkelje të ligjit (por, për këtë duhet të flasin institucionet përkatëse).

Dhe të kuptohemi drejtë: Unë jam i bindur se në atë institucion, pra në SPAK, ka shumë prokurorë me integritet, që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe profesionalizëm, prandaj dhe Ols violina nuk ka asnjë lidhje me ta.
Bashkia e Tiranës jep online mbi 2,000 leje në vit për gjithfarë ndërtimesh, pra janë rreth 20 mijë në 10 vitet që shërbej. Sipas Ols Kafkës duhet të kishim 20 mijë raste “sponsorizimesh” dhe jo aq pak sa të merreshin nën akuzë edhe dy fshatarë, me shtëpi 1 apo 2 katëshe në Yrshek.

Por, në botën e Nesti Kafkës barrën e provës e ka ai që akuzohet dhe jo akuzuesi? I dyshuar me status “i dënuar” që në faqe të parë nga një drejtësi e re që mua më dha për hise një ndërtues të inatosur, lëpirës të paepur dhe të fandaksur.
E njeh Meriman Palushin?
Jo pra, s’e njoh.
E po rri brenda ndyrësirë, se kështu është kur një katundari si Merimani i jep leje për shtëpi me bahçe në Yrshek, kurse një prokurori ndërtues i bën naze për lejen e një cope pallati në mes të Tiranës.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al