Ndërkohë që po afron data e zgjedhjeve të përgjithshme kanë nisur punimet e mbetura për gjysme në aksin Levan-Tepelenë.
Kalimi i automjeteve është vështirësuar më së shumti në zonën midis fshatit Krahës dhe Vasjar, ku segment rrugor prej 1.5 km paraqitet me probleme.
Segmenti rrugor Levan-Tepelenë kishte mbetur për gjysmë prej më shumë se 4 vjetësh, dhe një pjesë e tij po rikonstruktohet vetëm tani që po afrojnë zgjedhjet, siç ndodh rëndom në Shqipëri.