• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lëvizja Kombëtare për Lexim ndalet në Tepelenë, Kumbaro: T’i kthejmë bibliotekat në mediumin më të rëndësishëm lokal (FOTO)

11/11/2018
Lëvizja Kombëtare për Lexim ndalet në Tepelenë, Kumbaro: T’i kthejmë bibliotekat në mediumin më të rëndësishëm lokal (FOTO)

Tepelena ishte ndalesa e radhës e Lëvizjes Kombëtare për Lexim. Ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputete e qarkut Gjirokastër, zhvilloi takim me nxënës të shkollave ‘7 Marsi’ e ‘Abaz Shehu’, të cilëve iu dhuruan gjithashtu libra të ndryshëm. Kumbaro tha se LKL do të përfshijë në mënyrë kapilare 12 qarqet e vendit, për të dëshmuar se dëshira për lexim është tek secili fëmijë, nëse dimë ta ushqejmë.

“Bibliotekat e qyteteve, të cilat janë në varësi të pushtetit vendor, vuajnë prej vitesh varfërimin e tyre nga mungesa e financimit, ndërsa duhet të kthehen në mediumin më të rëndësishëm në nivel lokal, për nxitjen e leximit”, u shpreh Kumbaro.

Ministria e Kulturës dhuroi 200 libra për fëmijë të moshës 0-14 vjeç, në bibliotekën e Tepelenës dhe në shkollën 9 vjeçare “7 Marsi”. Përmes Konkursit kombëtar për “Përshtypjen më të mirë mbi librin që ke lexuar”, organizuar në bashkëpunim me Bukinist, si partner mbështetës i  kësaj nisme, LKL synon të arrijë përfshirjen e lexuesve të vegjël e të rinj, të cilët do të shpërblehen nga Bukinist me çeqe librash dhuratë.

Kryebashkiaku Tërmet Peçi tha se pas rikonstruksionit të Bibliotekës do të punohet për pasurimin e fondit me libra të rinj. Bibliotekat publike dhe ato të shkollave marrin një rëndësi të madhe veçanërisht në qytetet periferike, ku edhe mundësitë financiare të prindërve për të blerë libra janë më të zbehta.

Ministria e Kulturës synon që përtej sensibilizimit për rëndësinë e leximit e të kulturimit, sidomos tek fëmijët, të ndërhyjë dhe rregullojë në nivel ligjor e institucional politikat e Librit dhe kushtet për përhapjen e Librit si vlerë. Në këtë kornizë është hedhur në diskutim publik Ligji i ri për Librin, i cili parashikon ngritjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit; lehtësime fiskale për librin në formë tradicionale dhe elektronike dhe mekanizma lehtësues për bibliotekat në të gjithë vendin.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al