Esmeralda Llongo është emëruar së fundi në krye të drejtorisë rajonale Gjirokastër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Ajo pason në këtë detyrë Irida Hoxhën, e cila është emëruar në drejtorinë rajonale të Institutit të Statistikave. Llongo prej 3 vitesh ka shërbyer si nënkryetare e Bashkisë Gjirokastër.
Javë më parë u largua edhe nënkryetarja tjetër, Jorida Muho, e cila fitoi aplikimin për të qenë zv/drejtoreshë – Menaxhere e Sitit për “Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit”. Pritet që lëvizje të tjera të ndodhin edhe gjatë vjeshtës teksa do të nisë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. ©Argjiroja.net









