Viti i ri ka nisur me ndryshime në Gjirokastër. Mësohet se së fundi është larguar nga detyra kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Endri Banushi.
Siç mëson Argjiroja.net në vend të tij është emëruar Klodian Bala. Me profesion arkitekt, Bala ka punuar më parë edhe në Bashkinë Gjirokastër në kohën kur drejtonte Zamira Rami dhe më pas u transferua në Tiranë.
Ndërkohë ish-drejtori Banushi do të vijojë angazhimin në një tjetër detyrë brenda ASHK Gjirokastër.
Lëvizjet janë firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. ©Argjiroja.net