Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. A., 37 vjeç. Sipas Policisë, arrestimi i tij u krye pasi në aksin rrugor Sarandë-Borsh, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.