POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. D., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, është konstatuar duke lëvizur me një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.