• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Libri si çantë dore dhe padija si krenari

15/07/2025
Libri si çantë dore dhe padija si krenari

E ndoqa krejt rastësisht një intervistë televizive, një nga ato që rrotullohen pa fund në feed. Një vajzë simpatike, influencuese, tha me një çiltërsi të admirueshme se nuk lexon libra, por i përdor si aksesorë për foto, sepse “janë të bukur”.

Në fillim më erdhi të qeshja. Pastaj ndjeva një pikëllim të thellë që nuk po më kalon dot.

Jo për vajzën. Ajo ishte e sinqertë. Dhe sinqeriteti është një virtyt gjithmonë e më i rrallë. Por më dhëmbi vetë fakti që sinqeriteti i padijes është bërë trend, një arsye për të marrë duartrokitje në vend që të ndezë një alarm të brendshëm.

Unë do të kisha preferuar që ajo vajzë të gënjente. Të kishte thënë që lexon “kur ka kohë” ose “më pëlqen psikologjia”. Të kishte improvizuar një titull libri të famshëm. Sepse ndonjëherë, nga kompleksi për të mos ditur, lind ambicia për të mësuar. Nga turpi vjen përpjekja për t’u përmirësuar. Por kur e thua me krenari që nuk lexon dhe që libri për ty është vetëm dekor, atëherë nuk ke as turp, as ndjenjë mungese dhe rrjedhimisht, as nevojë për rritje.

Në një botë ku gjithçka duhet të duket bukur, edhe libri është degraduar në një aksesor për foto. Një objekt që “rri mirë në kornizë”, që plotëson kafen, që bën më shumë “engagement” në Instagram. Dhe deri këtu, ndoshta mund ta pranojmë si pjesë të kulturës së imazhit. Por rreziku fillon kur kjo vajzë dhe shumë të tjera nuk ndihen keq për këtë, por përkundrazi ndihen mirë. Sepse nuk kemi më një boshllëk që kërkon të mbushet, por një boshllëk që dekorohet me krenari.

Kjo është njësoj si të jesh e sëmurë dhe ta promovosh temperaturën si pjesë të stilit tënd.

Sepse padija, sidomos për një vajzë, nuk është as e pafajshme, as estetike. Padija është dëm. Padija është rrezik. Padija është terren i përsosur për manipulim, për varësi, për zgjedhje të gabuara që duken si dashuri, por janë dënime me kusht.

Një vajzë që nuk lexon, që nuk informohet, që nuk ushqen mendjen, nuk ka pavarësi të vërtetë. Mund të ketë para, famë, ndjekës, por nuk ka bazë për të ndërtuar një jetë me integritet. Nuk ka filtër për të dalluar dashurinë nga kontrolli. Nuk ka gjykim për të zgjedhur partnerin e duhur, miqtë e duhur, rrugën e duhur. Nuk ka fjalë për të mbrojtur veten, për të thënë “jo”, për të thënë “boll”.

Dhe kjo nuk është thjesht një çështje leximi. Është çështje mbijetese mendore dhe shpirtërore në një botë që të ha të gjallë po nuk pate tru.

Vajza që foli në intervistë nuk është problemi. Ajo është simptoma. Problemi është një kulturë që nuk na turpëron më kur nuk dimë. Një shoqëri që na edukon të jemi të bukura, por jo të forta. Të dukshme, por jo të menduara.

E di që nuk është “trendy” të thuash këto gjëra sot. E di që nuk mbledh shumë likes një mendim që nuk është sarkastik, ironik apo i paketuar në fjalë të ëmbla. Por e them me dashuri dhe me bindje:

Lexoni. Për mos të bërë foto me libra. Por që një ditë, dikush të bëjë një foto me fjalët tuaja. Sepse fjalët tuaja do të kenë bërë ndryshim.

Shkruar nga Lorna V – Revista Anabel

Related Posts

Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)
Kryesore

Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)

01/03/2026
Protesta e PD, reagon Rama: Shqipëria me botën e lirë, opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
Kryesore

Protesta e PD, reagon Rama: Shqipëria me botën e lirë, opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

01/03/2026
Berisha: Sulmuam vilën e ish diktatorit se menduam se atje jeton Rama. Por na mashtruan agjentët e infiltuar
Kryesore

Berisha: Sulmuam vilën e ish diktatorit se menduam se atje jeton Rama. Por na mashtruan agjentët e infiltuar

01/03/2026
Momenti kur militantët e PD-së “i vënë flakën” ish vilës së Enver Hoxhës në Bllok (VIDEO)
Kryesore

Momenti kur militantët e PD-së “i vënë flakën” ish vilës së Enver Hoxhës në Bllok (VIDEO)

01/03/2026
Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin
Kryesore

Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin

01/03/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Procedohet penalisht 32-vjeçari, dyshohet se fyeu një 69-vjeçar me telefon

27/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Manaj heq dorë nga milionat, rezervon avionin për Sivas, rikthim i bujshëm në Turqi

Protagonist në 5 gola, Rei Manaj kthehet në versionin “normal” brenda më pak se një muaji

01/03/2026
Akuzat e babait të Selin për Mirin, si u pritën nga familja e banorit? Flet për herë të parë vëllai i tij

Akuzat e babait të Selin për Mirin, si u pritën nga familja e banorit? Flet për herë të parë vëllai i tij

01/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al