• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lideri opozitës britanike: Do shkoj në Shqipëri për të ndaluar emigrantët të vijnë në Angli

03/04/2023
Lideri opozitës britanike: Do shkoj në Shqipëri për të ndaluar emigrantët të vijnë në Angli

Udhëheqësi i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, do të udhëtojë në Francë dhe Shqipëri në një përpjekje për t’i treguar Anglisë se do të pastronte ‘rrëmujën’ e plotë të migracionit të paligjshëm të krijuar nga qeveria britanike. The Times shkruan se ai është vendosur të vizitojë të dy vendet për të diskutuar mënyrat e trajtimit të çështjes së gomoneve që kalojnë Kanalin Anglez dhe ka të ngjarë të zhvillojë bisedime ballë për ballë me autoritetet franceze dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në javët e ardhshme.

Rama së fundmi udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar ku takoi kryeministrin Rishi Sunak për të diskutuar mbi migracionin shqiptar, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të njerëzve që kalojnë ilegalisht në Britani. Qeveria e Sunak ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj kalimeve, të cilat arritën një numër rekord, mbi 45,000 njerëz në vitin 2022.

Së fundmi, qeveria prezantoi në Parlament një projekt-ligj për emigracionin e paligjshëm dhe është përpjekur ta bëjë më të lehtë ndalimin dhe dëbimin e emigrantëve që kalojnë Kanalin. Ndër sugjerimet për trajtimin e migrantëve ka qenë deportimi i njerëzve në Ruandë, ndërkohë që kërkesat e tyre për azil janë duke u përpunuar dhe strehimi i tyre po bëhet në maune të mëdha në brigjet e Britanisë.

Starmer e ka cilësuar përgjigjen e qeverisë ndaj migracionit të paligjshëm si një dështim që përkeqësohet me çdo mashtrim të ri nga Sunak, duke i thënë Dhomës së Komunave muajin e kaluar se ai do të ndalonte anijet, do të shkatërronte bandat, do të rregullonte kthimet dhe do të pastronte plotësisht këtë rrëmujë.

Një aleat i tij tha për The Times se udhëtimet në Francë dhe Shqipëri kanë për të treguar se kur Keir thotë se do të arrinte një marrëveshje më të mirë se konservatorët në qeveri, ai ka për ta bërë këtë.

“Ne duhet të tregojmë se jemi po aq të etur sa qeveria për të ndaluar anijet, ndryshimi është kompetenca,” tha ai.

Çështja e dëbimeve në Ruandë është ende në diskutime në Mbretërinë e Bashkuar.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim mes tensionit, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

Barazim mes tensionit, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

13/03/2026
Ed Sheeran kujtoi momentin kur mësoi për diagnozën e kancerit të gruas së tij: Ishte dita më e keqe e jetës sime

“Ishte e tmerrshme” – Ed Sheeran rrëfen momentin kur gruaja e tij kishte kancer gjatë shtatzënisë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al