Kosova ka humbur ndeshjen e parë të Nations League në ligën C, teksa u mund 2-1 nga Greqia në Prishtinë, aty ku skuadra e Challandes, me shumë mungesa, nuk mundi të shmangte këtë rezultat, edhe pse 8 minuta nga fundi Valon Berisha ngushtoi shifrat dhe ndezi shpresën.
Pas barazimit ndaj Moldavisë, ekipi dardan u mund nga helenët, me golat e Limnios dhe Siovas.
Duket se helenët e kanë studiuar mirë sfidën ndaj Kosovës duke menduar vetëm për ndeshjen dhe jo tensionet e mundshme në ndeshje.
Tashmë në grupin C, kryesuese janë Slovenia dhe Greqia, kurse Kosova me Moldavinë mbajnë vendin fundit.