• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ligji për trashëgiminë kulturore, Kumbaro shpjegon risitë tek studentët

29/01/2018
Ligji për trashëgiminë kulturore, Kumbaro shpjegon risitë tek studentët

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nisi nga Durrësi prezantimin e projektligjit të trashëgimisë kulturore dhe muzetë. Në një leksion të hapur me studentë e pedagogë të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Kumbaro diskutoi me studentë të interesuar të programeve “Menaxhim Turizmi Kulturor” dhe “Turizëm Arkeologjik”.

Çfarë ndodh mes ruajtjes së trashëgimisë dhe zhvillimit? Cilat janë shtyllat kryesore të këtij projektligji të ri dhe çfarë risish sjell ai në administrim dhe rijetëzim- ishin disa nga temat e prezantuara nga projektligji.

“Projektligji i hartuar nga Ministria e Kulturës është i prekshëm, ashtu si trashëgimia e Durrësit që bashkëjeton hareshëm me vlerat e tjera të qytetit. E nisim këtë tur leksionesh nga Universiteti juaj për të shpjeguar një ndër ligjet më të plotë në ansamblin e legjislacionit shqiptar”, u shpreh para studentëve ministrja.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u prit nga rektorja e UAMD-së Znj Kseanela Sotirofski , ndërsa shoqërohej në këtë leksion të hapur nga deputetja e qarkut të Durrësit dhe nënkryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, znj. Milva Ikonomi.

“Ajo që ne si Universitet, por edhe si individë, na takon të bëjmë, është mbështetja e nismave të tilla për mbrojtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore si një kontribut kyç për ruajtjen e kujtesës sonë dhe sendërtimin e identitetit tonë kombëtar. Bota akademike mund ta bëjë këtë duke punuar ngushtësisht me institucionet e qeverisjes qëndrore dhe vendore”, u shpreh ndër të tjera Prof. Dr. Sotirofski.

Projektligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë që po shqyrtohet në Komisionet Parlamentare është kurorëzimi i një pune gati katërvjeçare të Ministrisë së Kulturës.

Koncepte të reja, mekanizma të fortë për ruajtjen, mbrojtjen, vlerësimin dhe administrimin e Trashëgimisë Kulturore;

Fond i posaçëm për Trashëgiminë Kulturore dhe partneritet për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Pasurive Kulturore;

Për këto dhe të tjera së shpejti miratojmë në Kuvend një projektligj bashkëkohor dhe revolucionar.

Seria e leksioneve të hapura me studentë e pedagogë do të vazhdojë në Tiranë, Korçë, Shkodër e Gjirokastër.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të

Rekord sezonal në “Loro Boriçi”/ Vllaznia dhe tifozët bashkim në momentet vendimtare

05/03/2026
Britney Spears befason ndjekësit! Këngëtarja ka adoptuar një vajzë të vogël

Arrestohet Britney Spears! – iconstyle.al

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al