Ekspertë të politikës gjykojnë se emrat më të njohur të qeverisjes lokale nuk do të kenë të drejtë rikandidimi në zgjedhjet lokale 2019. Ndër emrat më të njohur janë kryebashkiaku i Durrësit Vangjel Dako, i Kamzës Xhelal Mziu, i Elbasanit Qazim Sejdini, i Policanit Adriatik Zotkaj, i Vorës Fiqiri Ismaili, i Konispolit Shuaip Beqiri, i Pustecit Edmond Themelko dhe i Maliqit Gëzim Topçiu.
Po kështu Kryeministri Edi Rama nuk mund të rikandidojë në Tiranë, Fadil Nasufi në Berat, Shpetim Gjika në Vlorë, Artan Shkëmbi në Pogradec, Flamur Bime në Gjirokastër, Adriatik Brace në Kolonjë, Artur Kurti në Kuçovë, Bardhyl Peka në Has, Zizo Lluci në Finiq, Baftjar Zeqo në Fier, Ilir Krosi në Dibër, Valter Miza në Devoll, Roland Keta në Bulqizë apo Arif Tafani në Belsh.
Bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në RSH, për herë të parë aplikohet kufizimi i mandateve të të zgjedhurve vendorë. Sipas ligjit të ri, neni 59, “Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje”.