• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lila letër Dukës: Nuk mund t’i kërkosh llogari qeverisë për atë që nuk bën vetë

20/09/2020
Lila – Dukës: Nuk mund t’i kërkosh llogari qeverisë për atë që nuk bën vetë

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë, Andi Lila, me anë të një letre i ka kërkuar kreut të FSHF-së Armando Duka që të ulet në bisedime në lidhje me kontratën kolektive. Sipas Lilës ai e ka kërkuar disa herë këtë, por Duka ka refuzuar. Ish-futbollisti i Kombëtares përfiton nga rasti për të hequr edhe një paralele, edhe pse paradoksale. Lila, duke iu referuar letrës që Duka i dërgoi pak ditë më parë kryeministrit Rama për katër kërkesat e Ligës, thotë se kreu i FSHF-së para se të kërkojë tek të tjerët, duhet që vetë fillimisht të ulet në bisedime.
Letër e hapur: Presidentit të FSHF z.Armando Duka. I nderuar miku im, Presidenti i FSHF z.Armando Duka. E lexova me shumë vëmendje letrën tuaj drejtuar Kryeministrit të vendit z.Edi Rama. Prej disa orësh isha në dilemë nëse duhej ta shkruaja këtë letër të hapur pasi nuk do të dëshiroja që të keqkuptohem nga askush. Për këtë arsye më duhet ta bëj këtë sqarim se: Nuk kam asnjë qëllim të bëj polemikë me ju, më besoni për këtë. Jo unë, por asnjë dashamirës i sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti nuk mund ti heqë asnjë presje letrës që ju i drejtoni Kryeministrit z.Edi Rama.
I nderuar z.President në këtë debat publik unë personalisht por edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është shprehur qartë se është në krahun e sportit.
Në vazhdim të këtij qëndrimi, sot po ju drejtoj një pyetje të cilën jua drejtova edhe publikisht në një televizion. Kur do të nenshkruajmë Kontratën Kolektive mes Sindikatës dhe FSHF ? Nëse ju i kërkoni qeverisë të ulet me ju në tryezën e diskutimeve përse ju shmangeni dhe refuzoni të uleni në diskutime me Sindikatën. Në këtë situatë Sindikata është futbolli dhe FSHF është qeveria. Kontrata kolektive është një domosdoshmëri e futbollit tonë. Kjo kontratë është një nga dokumentet ligjorë që i mungon reformës ligjore në futboll. Është shumë e drejtë që bota e futbollit kërkon të drejtat e saj tek politika por të njëjtin standart vlerësimi duhet të ketë edhe bota e futbollit brenda saj. Por nuk është “fair” të kërkosh nga të tjerët të bëjnë diçka që ti vetë nuk pranon ta bësh. I nderuar miku im, Presidenti i FSHF Armando Duka. Në vlerësimin tim modest, ju do të kujtoheni si Presidenti i FSHF që e modernizoi këtë institucion dhe që futbollin Shqiptar e futi në rrugën e zhvillimit ekonomik. Si njeri vizionar, ju lutem ta shikoni me qetësi kontratën kolektive dhe të mos bini pre e këshilltarëve mediokër. Nënshkrimi i saj i bën nder jo vetëm botës së futbollit por edhe juve personalisht.Jam besimplotë se së shpejti do ulemi së bashku për të diskutuar kontratën kolektive.

Related Posts

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë
Sport

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24
Sport

I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes
Sport

E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes

11/11/2026
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballet me Luksemburgun
Sport

FOTO/ Shfaqet parashikimi i superkompjuterit të OPTA, situatë e pazakontë për Shqipërinë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al