• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lista e Gjirokastrës/ Pse Fatjona Dhimitri është më e denjë se Tritan Shehu në Kuvend

12/04/2019
Lista e Gjirokastrës/ Pse Fatjona Dhimitri është më e denjë se Tritan Shehu në Kuvend

Fatjona Dhimitri do të jetë pas disa ditësh deputetja më e re e qarkut Gjirokastër në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo merr kështu mandatin e lënë nga Tritan Shehu. Deri më tani s’ka asnjë reagim nga PD Gjirokastër për këtë zhvillim, as nga vetë Tritan Shehu, i cili mbante mandatin e vetëm që mori Partia Demokratike në zgjedhjet e qershorit 2017. Ndërsa nga njëra anë ka pllakosur heshtja tek PD për rrjedhjen dhe përçarjen e vazhdueshme, hyrja e Fatjona Dhimitrit në Parlament është një lajm i mirë. Ajo përfaqëson të renë, Tritan Shehu përfaqëson të vjetrën, që për fat të keq në këtë dreq vendi riciklohet e riciklohet vazhdimisht.

Tritan Shehu mund të jetë mjek dhe qytetar shumë i mirë i këtij vendi, por politikisht ai mbetet një figurë politike e vjetëruar dhe kurrsesi s’mund të rikthehej në Kuvend. Tritan Shehu nuk frymëzon dot askënd dhe mbetet një prej zgjedhjeve më të gabuara të Lulzim Bashës. Mendoni pak, ai ka në politikë qysh prej vitit ’90 kur Fatjona Dhimitri ishte vetëm 3 vjeç. Sot ajo është 32 vjec. Të vazhdosh të dëgjosh ende leksione demokracie nga Tritan Shehu është fyerje kolektive për inteligjencën e të gjithë brezit të Fatjonës. 

Sot Tritan Shehu, bashkë me ligjërimin e tij demode, duket si një njeri i dalë nga shekulli i kaluar dhe nuk mund të përfaqësojë më ata që besojnë ende tek PD-ja apo tek politika në përgjithësi. Në dy fushata elektorale që drejtoi në Gjirokastër rezultati ishte katastrofë për PD-në. Sigurisht që një prej arsyeve të këtij rezultati është edhe ati vetë. Fatjona Dhimitri mund të ketë plot të meta e mangësi, por në çdo rast ajo përfaqëson një brez të ri që duhet të çojë përpara këtë vend. T’i lësh ende në dorë politikën Tritan Shehut dhe të ngjashmëve të tij në çdo parti tjetër, është kthim pas.

Sa më shumë njerëz si Fatjona Dhimitri në Kuvend, të papërfolur në afera korruptive dhe skandale, aq më mirë për ne. Shqipëria bëhet një vend më i mirë nëse hyjnë në politikë breza të rinj si Fatjona Dhimitri. Ne jemi në këtë derexhe prej vitesh sepse vazhdojmë të riciklojmë politikanë si Tritan Shehu me shokë. Ata që i besuan votën PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 do të kenë në Kuvend një përfaqësuese më të denjë se Tritan Shehu.

Për këtë arsye vendimi i Fatjona Dhimitrit për të shpërfillur Lulzim Bashën dhe Tritan Shehun duhet përshëndetur. Ajo mbase nuk mund të mos shkëlqejë si deputete dhe ndoshta e kanë futur me ‘zor’ në listat e PD-së, por sërish i bën më shumë nder PD-së sesa Tritan Shehu. PD nuk vjen dot kurrë në pushtet me figura politike të ricikluara si Tritan Shehu. PD ngjall shpresë me sa më shumë njerëz si Fatjona Dhimitri.

©argjiroja.net 

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al