Brenda kësaj jave Partia Demokratike do të zyrtarizojë kandidaturat e saj për deputetë në 12 qarqet e vendit.
Deri më tani për Gjirokastrën janë përfolur shumë emra për listën e demokratëve. Së fundi ka dalë në skenë edhe emri i Ylli Asllanit, ish-kryebashkiak i Gjirokastrës në vitet 1996-2000.
Që prej shtatorit 2013 Ylli Asllani është Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështje të Pushtetit Lokal, ndërsa gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së ishte këshilltar i Sali Berishës.
Ylli Asllani shihet si një figurë unifikuese për elektoratin e djathtë në Gjirokastër, po të kemi parasysh dy klanet që ekzistojnë tek PD-ja lokale.
Nga njëra anë janë njerëzit e deputetit aktual Genc Ruli, ndërsa nga ana tjetër është grupimi i njohur si “krahu i Lazaratit” që përfaqësohet nga kryetari i PD-së, Roland Bejko, ish-kryekomunari Dasho Aliko etj. Megjithatë për momentin asgjë nuk dihet me siguri deri në momentin që Lulzim Basha të zyrtarizojë listën e kandidatëve.
/ArgjiroLajm.net/