Aleanca Popullore për Drejtësi (APD), një subjekt i krijuar pak muaj më parë që synon të përfaqësojë shtresën e ish të përndjekurve politikë dhe ish pronarëve, ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit.
APD që prej krijimit ka si objektiv të jetë e “djathta e vërtetë” në Shqipëri, duke parë zhgënjimin ish të përndjekurve dhe ish-pronarëve me këtë parti.
Ndonëse një subjekt i ri, kjo parti ka në listë edhe kandidatë për qarkun Gjirokastër.
Emrat si më poshtë:
1.Arjeta Ceka
2.Neim Pasha
3.Ardita Roshi
4.Albert Zena
5.Ramadan Toska
APD thotë se listat janë krijuar pas një procesi të gjerë konsultimesh dhe se kandidatët janë përfaqësues të shkëlqyer të komunitetit të përndjekurve politikë, pronarëve legjitime, diasporës si dhe aktivistë të spikatur nga shoqëria civile. Kryetar i APD është Bilal Kola, djali i Kurt Kolës, ish-kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve politikë.
/ArgjiroLajm.net