• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Loja mizore e Edi Ramës me socialistët që presin qeverinë e re

22/08/2017
Loja mizore e Edi Ramës me socialistët që presin qeverinë e re

Edi Rama ia di hallin të vetëve. I njeh mirë ata që ka promovuar në parti, ndaj këtë fundgushti ai më shumë se kushdo e di ku fle lepuri në PS.

E ndjen kur e fiksojnë me sy për çdo lëvizje, e di si i hapin veshët për çdo fjalë që nxjerr nga goja, si ia lexojnë me ankth çdo shkronjë, apo si ia pëlqejnë dhe shpërndajnë fotot e peisazheve që poston pa kuptim, për çdo mëngjes në Facebook.

Që kur ia doli ta rrethojë me të dy krahët tepsinë, kryeministri i bëri vetes dhuratë një lojë, njëfarë bonusi pas fitores së madhe të 25 qershorit; ndarja e ministrive për qeverinë e re të 4 viteve të ardhshme.

E ka kthyer krijimin e qeverisë së re në një lojë, që e bën ta ndjejë deri në rrënjë kënaqësinë përverse të pushtetit absolut.

Po e shijon më në fund fuqinë që nuk e pati 4 vitet e shkuara, ndaj zgjodhi këtë mënyrë vetmitare për të vendosur mbi emrat e ministrave. Procesi është krejt okult, i ngjashëm me një çështje familjare, thuajse personale, një rebus që zgjidhet diku larg syve të njerëzve në ndonjë dhomë plazhi në Dhërmi, apo ndonjë bodrum të Surrelit.

Dallohet si i provokon dhe qesh me të tijët, kur nga dritaret e kryeministrisë i hedh redaksive të lajmeve emrat e “ministrave të mundshëm”. Sot del Taulant Balla te Transportet, nesër Saimir Tahiri te Drejtësia, Lindita Nikolla që kthehet te Arsimi e kështu me radhë llogariten rezultate votash në qarqe, krahasohen me zgjedhjet ë kaluara dhe dalin ministra të sigurtë.

Por ditën tjetër, nëpër redaksi të tjera dalin emra të tjerë. Janë harruar të parët, janë zëvëndësuar me fatlumët e radhës, që gëzohen, bëjnë plane dhe rrëmojnë mes gazetarëve se nga kush dritare e kryeministrisë, ku, kur dhe si iu doli emri në qeveri.

Edi Rama ia dinte hallin të vetëve. Sapo doli rezultati i zgjedhjeve, iu doli borxhit kur iu tha: “Skuadra e re qeverisëse do të jetë gati vetëm në fillim të shtatorit dhe askush përveç meje s’ka pse humbet kohë për t’u marrë me këtë punë. Gjithçka zien e do të ziejë me siguri më tutje, në kazanët e katundit mediatik, është thjesht pjesë e llogjeve të atij katundi e asgjë më tepër. Struktura dhe përbërja e qeverisë së re do të shpallen vetëm pas procesit të reflektimit ku po hyjmë sot dhe deri në fund të gushtit, kur do të mblidhet Asambleja jonë Kombëtare”  

Përveç emrit të Fatmir Xhafës për të cilin Edi Rama e ka deklaruar publikisht se do të jetë Ministër i Brendshëm i qeverisë së re, asnjë prej emrave të tjerë nuk janë të sigurtë. Por dyshimet janë aq të mëdha sa edhe vetë Fatmir Xhafa do ta besojë emërimin, kur të shohë dekretin e firmosur nga Ilir Meta.

Mediat raportuan sot se Rama do t’i lexojë emrat e ministrave gjatë mbledhjes së Asamblesë, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Ndoshta për ta kuptuar më mirë këtë lojë që Rama po iu bën të tijëve, vlen të kujtohet një rrëfim i tij nga fëmijëria. Edi Rama tregon se kur ndodhte që shëtiste rrugëve të Tiranës me të atin dhe vëllain, mbi dy fëmijët e mitur, rëndonte një rregull mizor.

“Fëmijëria ime ka kaluar me një kufi të pashkelshëm, “Mos kërko sepse nuk e merr!”; kështu u mësova që fare i vogël të mos kërkoj as akullore, as lodra (të cilat mësova t’i pres me durim të vinin)” ka treguar kryeministri gjatë një interviste për fëijërinë e tij.

“Mos kërko sepse nuk e merr!”. Vetëm mund të imagjinohet vuajtja e fëmijëve të shkretë kur kalonin para akulloreve, atyre kënaqësive të rralla të kohës së komunizmit. Edi Rama e di, se njësoj si ai kur ishte fëmijë, edhe socialistët e tij po lëngëzojnë sot për ministritë. Ndërsa ai vazhdon t’ia testojë durimin me lajme të rreme, me bashkëbisedime të kota në korrik dhe me ministri që shkrihen si akullore. /Lapsi.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al